Në Devon të Anglisë janë parë dy të rinj të paemëruar, që qëndronin në maje të skelave të vendosura në një ndërtesë me 22 kate.

Madje, ata kanë qëndruar me një këmbë në shufrat e metalit, ndërsa dy miq të tyre i fotografonin, transmeton Telegrafi.


Vetëm për fotografi rrezikojne duke qendruar ne skelen e larte 80 metra foto 2 Për një fotografi rrezikojnë edhe jetën

Sikur të rrëshqisnin nga ajo pozitë e lartë 80 metra, ata do të ishin të vdekur apo seriozisht të lënduar.

Megjithëse gjithçka shkoi mirë, shumë njerëz i kanë parë ata dhe rastin e kanë postuar në rrjetet sociale, ku asnjë koment nuk ka qenë pozitiv.

Vetëm për fotografi rrezikojne duke qendruar ne skelen e larte 80 metra foto 3 Mbi skelat e larta të ndërtesës me 22 kate

“Marrëzi dhe naivitet”, si dhe “kur jeta i falet imazheve për internet”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/