LAJMI I FUNDIT:

Vetëm pak ditë pasi u konfirmua se do të prodhohet, BMW X2 kapet duke u testuar (Foto)

Vetëm pak ditë pasi u konfirmua se do të prodhohet, BMW X2 kapet duke u testuar (Foto)

Kompania gjermane e ka bërë të ditur lajmin, se koncepti shumë i pëlqyer i modelt X2 pas dy vitesh do të hyjë në prodhim.

Megjithëse nuk janë dhënë detajet, është komentuar se do të jetë konkurrent i Mercedes-Benz GLA, por nuk dihet se çfarë fuqie do të ketë, transmeton Telegrafi.


BMW X2 pritet të hyjë së shpejti në prodhim (Foto)
Lexo po ashtu BMW X2 pritet të hyjë së shpejti në prodhim (Foto)

Por, reporterët që i kërkojnë makinat e reja, e kanë parë veturën nga BMW, teksa testohej në një rrugë të Munihut të Gjermanisë.

vetem-pak-dite-pasi-u-konfirmua-se-do-te-prodhohet-bmw-kapet-duke-u-testuar-foto-2

Shtresa e kamuflazhit që e ka sipër, nuk lejon që të shihet çfarë ka brenda, por në krahasim me konceptin e publikuar, del t’i ketë disa detaje më ndryshe.

Tavani i ulët e bën të duket më i gjerë dhe më mashkullor. Në anën tjetër, fakti që nuk është aq kupe, por më shumë sportiv e bën të shfaqet shumë më simpatik.

vetem-pak-dite-pasi-u-konfirmua-se-do-te-prodhohet-bmw-kapet-duke-u-testuar-foto-3

Geneva Motor Show që zhvillohet në mars, apo Frankfurt Auto Show që zhvillohet në shtator, besohet të jenë organizimet e vitit të ardhshëm, ku do të lansohet kjo makinë. /Telegrafi/