LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një tank nëpër Sheshin e Kuq: Pse parada ushtarake e Moskës është cilësuar si ‘poshtëruese’ nga disa

Vetëm një tank nëpër Sheshin e Kuq: Pse parada ushtarake e Moskës është cilësuar si ‘poshtëruese’ nga disa

Parada vjetore e Ditës së Fitores në Moskë – një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e Rusisë – ishte në nivele më të ulëta sot për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Por saktësisht sa tanke u parakaluan për Rusinë për të treguar fuqinë e saj ushtarake?


Përgjigja është: vetëm një.

Putini mban fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës, ndihmësi i Zelenskyt thotë se presidenti rus 'duhet të shohë paradën e ushtarëve rusë që vdiqën pa lavdi'
Lexo po ashtu Putini mban fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës, ndihmësi i Zelenskyt thotë se presidenti rus 'duhet të shohë paradën e ushtarëve rusë që vdiqën pa lavdi'

Ky detaj është potencuar nga deputetja ukrainase, Inna Sovsun, e cila postoi në Twitter një video të tankut, që besohet të jetë një T-34 sovjetik që kaloi nëpër Sheshin e Kuq të Moskës më herët sot.

Ky veprim ka shkaktuar tallje nga shumë njerëz në mediat sociale, me disa që e kanë cilësuar atë si “poshtëruese”, përcjell Telegrafi.

Për krahasim, më poshtë është një fotografi e automjeteve ushtarake ruse të rreshtuara për një ngjarje të mëparshme të Ditës së Fitores – me disa tanke më shumë se që Moska pa sot.

Ndryshe, ky detaj ka bërë jehonë edhe në media prestigjioze si Sky News, sipas të cilit medium, vetëm një tank kaloi nëpër Moskë dhe asnjë aeroplan “nuk u ngjit lart” teksa Vladimir Putin foli në një paradë të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq.

Duke folur para ushtarëve me uniforma, Putin tha se një “luftë është nisur” kundër Rusisë ndërsa ai shënoi përvjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore gjatë së cilës Bashkimi Sovjetik humbi 27 milionë njerëz.

Në një fjalim 10-minutësh, Putin përsëriti mesazhet e njohura që ai ka dhënë shumë herë që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainë vitin e kaluar.

Ai akuzoi “elitat globaliste perëndimore” për mbjelljen e rusofobisë dhe nacionalizmit agresiv, ndërsa populli ukrainas ishte bërë “peng i një grushti shteti” dhe i ambicieve të Perëndimit.

Shefi i Kremlinit nuk adresoi sfidat me të cilat përballet Rusia ndërsa forcat e saj përgatiten për një kundërsulm të madh të pritshëm nga Ukraina ose të përshkruajë ndonjë rrugë drejt fitores. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori