LAJMI I FUNDIT:

Me vetëm një rezervuar BMW Serie 7 udhëtoi nga “Londra drejt Barcelonës”, 75 litra naftë ishin të mjaftueshme për 1.440 kilometra

Me vetëm një rezervuar BMW Serie 7 udhëtoi nga “Londra drejt Barcelonës”, 75 litra naftë ishin të mjaftueshme për 1.440 kilometra

Veturat elektrike viteve të fundit kanë arritur t’i “zënë” veturat rivale me karburante fosile – por vetëm në një çështje nuk po ia arrijnë.

Është e qartë se bëhet fjalë për kilometrat e përshkuara me vetëm një mbushje të rezervuarit. Me zhvillimin teknologjik, autonomia e këtyre veturave është rritur dukshëm dhe realisht ka rritur vlerën që mund të kënaq apetitet e shumicës së blerësve, transmeton Telegrafi.


500 apo 600 kilometra do të ishin të mjaftueshme, pasi as me benzinë e naftë nuk preferohet vozitje më e gjatë pa bërë pushim. E kur ndaleni për të pushuar, mund ta mbushni baterinë apo jo?

Megjithatë, nëse kërkoni rekorder sa i përket autonomisë në vozitje, mund t’i gjejmë edhe në vende tjera. Së fundmi Toyota Mirai ka thyer rekordin në konkurrencën e mjeteve me hidrogjen.

Rezervuari i tij me kapacitet prej 5.45 kilogramë mbushet për vetëm pesë minuta, e me atë sasi mund të përshkoj 1.360 kilometra.

E rezultate më mbresëlënëse arrijnë edhe nga veturat me naftë. Bëhet fjalë për vozitje në rrugë të hapur me veturën luksoze BMW Serie 7.

Nën kapak ka një motor B57 me 3.0 litra që prodhon 260 kuaj-fuqi, kurse Joe Achilles e ka vozitur këtë mjet nëpër Angli duke simuluar rrugën nga Londra për në Barcelonë. Me një rezervuar prej 75 litrave ka arritur t’i kalojë 1.440 kilometra. /Telegrafi/