Komisioni i përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë do të mbajë më 15 janar takimin e parë në Bruksel. Familjarët nuk presin ndonjë rezultat nga ky takim pasi thonë që Serbia vazhdon të neglizhojë procesin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.
Ahmet Grajqevci nga Këshilli Koordinues i Familjarëve të Personave të Pagjetur, thotë se kjo çështje humanitare nuk duhet të ndërlidhet me çështje politike.
“Edhe ky takim në vazhdën e takimeve të njëjta, vetëm me një emër tjetër të cilin e kanë nxjerrë si takim që do të prodhojë rezultat. Por, ne si familjarë nuk presim ndonjë rezultat as prej këtij takimi sepse kemi të bëjmë me një shtet i cili ndërkohë vetë e neglizhon procesin e çështjeve të personave të zhdukur. Dhe e ka kaluar në një fazë politike që nga viti 2004 kjo veç kaloi si problem politik. Çështja humanitare nuk guxon të ndërlidhet me çështje politike sepse kjo është dashur të zgjidhet kaherë. Por, Serbia nuk e ka vullnetin edhe në këtë takim nuk e presim ndonjë rezultat, jemi skeptik rreth kësaj”, thotë Grajqevci.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e plotë të Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur me dhunë.
Në Bruksel u arrit dakordimi për themelimin e një Komisioni të Përbashkët që do të mbikëqyrë zbatimin e kësaj deklarate.
Komisioni i Përbashkët do të kryesohet nga Bashkimi Evropian si dhe do të mbikëqyret nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Në Kosovë vazhdimisht pati shqetësime që rrugës mund të dalin pengesa nga Serbia dhe mund të zvarritet sërish ky proces.
Grajqevci insiston që bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë më shumë presion Serbisë për zgjidhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.
Ai thekson rëndësinë e hapjes së arkivave serbe.
“Nëse BE e mbikëqyrë edhe e ka pas nën mbikëqyrje këtë proces qysh prej nënshkrimit të marrëveshjes gjithherë nuk e ka bërë ata të duhurën që duhet t’i bëhet një presion i madh nga Bashkimi Evropian Serbisë, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare se po të ishte bërë një presion i duhur mbi Serbinë, sot kjo çështje brenda 24 orëve do të zgjidhej….Më e mira është çështja e hapjes së arkivave sepse Serbia çdo gjë e ka bërë në mënyrë komanduese dhe administrative. Çdo gjë e ka të evidentuar mirë i ka të gjitha shënimet vrasjet, dëbimet”, theksoi ai.
Të hënën, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se fokusi i kësaj jave në Bruksel do të jetë te takimi i parë i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur.
Për nevojën e avancimit në dialog, Lajçak shkroi se ka diskutuar me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, konfirmoi se Halil Cenaj është caktuar si përfaqësues delegacionit të Kosovës.
Nga Këshilli Koordinues i Familjarëve të Personave të Pagjetur kërkojnë që ekipi përfaqësues i Kosovës në këtë takim të jetë i përgatitur.
“Besoj që Komisioni ynë duhet të jetë i përgatitur me kuadro ata që e njohin këtë proces mirë e mirë. Nëse kuadrot tonë shkojnë të papërgatitur në këtë proces nuk do të ketë rezultat..03’17 ende nuk e dimë se kush do të jetë pjesëmarrës, por në mënyrë individuale kemi kërkuar që të jetë një grup shumë mirë i përgatitur se ka djem të përgatitur rreth këtij procesi sepse argumenti është në anën tonë dhe fakte i kemi që mund të dalim fitues në këto bisedime”, deklaroi Grajqevci.
Më 2023, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ndër zotimet në këtë deklaratë janë qasja në informacione të besueshme, përfshirë edhe atyre me status të kualifikuar dhe vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur.
Shifrat flasin për mbi 13.000 civilë të vrarë gjatë luftës së viteve 1998/99 nga forcat serbe, dhe për mbi 6.000 të zhdukur me dhunë, 1.600 prej tyre vazhdojnë të jenë të pagjetur./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame