LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një e treta e popullsisë në Maqedoni mund të jetojë si duhet

Vetëm një e treta e popullsisë në Maqedoni mund të jetojë si duhet

Të darkosh jashtë me familjen, të frekuentosh teatrin apo kinemanë, të bësh trajtime kozmetike, apo udhëtime e pushime vjetore është një “luks” që i vetëm 17 për qind e popullsisë ia mundëson vetes dhe familjes një herë në muaj apo në vit. Nga ana tjetër, treçereku i popullsisë nuk arrin që të plotësojë të gjitha nevojat ose të kursejë pjesë nga të ardhurat mujore, shkruan gazeta Koha. Sipas një hulumtimi online të kryer nga Instituti i analizave ekonomike Finance Think me mbi 1130 anketues të dhënat për varfërinë në Maqedoni janë dëshpëruese.

Thuajse 70 për qind e popullsisë kanë deklaruar se nuk mund t’i lejojnë vetes pushim vjetor ose edhe një udhëtim në vit. Për 91 për qind të tjerë trajtimet kozmetike bëjnë pjesë tek luksi i papërballueshëm prej tyre, 78 për qind nuk arrijnë që të blejnë asnjë veshje të re, apo këpucë një herë në muaj, 76 për qind nuk mund të udhëtojnë çdo ditë me automobil, 4 për qind kursejnë duke mos arritur të përmbushin asnjë lloj kënaqësie.


Sa i takon kulturës 68 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk mund të përballojnë të blejnë as një herë në muaj një biletë për në teatër apo kinema, ndërsa thuajse 60 për qind e të anketuarve mund arrijnë të drekojnë as një herë në muaj në restorant.

Sipas hulumtimit, vetëm një e treta e popullsisë arrin që të plotësojë të gjitha nevojat, ose të kursejë nga të ardhurat mujore.

Mbi 42 për qind të tjerë arrijnë vetëm të plotësojnë nevojat më elementare, për tu ushqyer dhe për të paguar fatura, ndërsa pjesa tjetër, 28 për qind nuk arrijnë as këto kërkesa t’i plotësojnë. Për pjesën dërmuese (mbi 78 për qind) të ardhurat bazë janë rroga mujore, apo pensioni, pjesa tjetër që nuk ka asnjë të ardhur mbështetet tek burimet financiare të prindërit, bashkëshortit, të afërmeve që jetojnë jashtë vendit, ose ndihmës sociale nga shteti.

Thellimi i hendekut të varfërisë, sipas të dhënave të Financial think vjen edhe si pasojë se dallimeve të mëdha tek të të ardhura financiare.

Sipas statistikave, 445 mijë persona në vitin 2016 kanë jetuar nën pragun e varfërisë, ose me të ardhura vjetore që nuk i kalojnë 82.560 mijë denarët (familje me një anëtar), ndërsa për ato me katër anëtarë të ardhurat vjetore arrijnë deri në 173.376 mijë denarë në vit. Gjysma e të punësuarve në Maqedoni marrin paga që nuk arrijnë as 200 euro, ndërsa gjysma tjetër marrin paga prej 200 deri 400 euro. Sipas analizave të Institutit mbi 43 për qind e të punësuarve në Maqedoni marrin paga më të vogla se 12 mijë denarë, vetëm 8 për qind marrin paga më të mëdha se 25 mijë denarë, ndërsa gjysma e të punësuarve marrin paga prej 12 deri 25 mijë denarë. /koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori