LAJMI I FUNDIT:

Vetëm Kia mund të kërcejë kështu

Vetëm Kia mund të kërcejë kështu

Kia vazhdimisht prodhon makina me performancë të lartë dhe tani ka një model të ri.

New Optima ka mbërritur në treg dhe ajo duket se bën një performancë të jashtëzakonshme që asnjë makinë duket se nuk mund t’a bëjë, transmeton Telegrafi.


Ajo tani quhet K5.

Kompania bëri një video promovuese përkatëse në të cilën mund të shohim një kërcim fantastik dhe kthim rreth boshtit vertikal.

Kërcimi jashtëzakonisht tërheqës është pjesë e videos promovuese për çmimet e kësaj makine.

Kia Optima (K5) i ri ka një motor të madh dhe të fuqishëm. Motori i saj është 2.5 ​​me katër cilindra që zhvillon 216 kuaj fuqi.

Kjo makinë shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin në 5.9 sekonda. /Telegrafi/