Kaloi edhe një vikend fantastik në botën e futbollit.

Por, këtë herë në top pesë ligat e mëdha italiane shikuam shumë befasi.


Napoli, Paris Saint Germaini dhe Valencia pësuan humbjet e para sezonale, në këto dy të fundit nuk ishte aspak e pritur.

Napolitanët humbën me rezultat 1-0 nga Juventusit, parisenët 2-1 nga Strasbourgi, ndërsa 'Los Che' nga Getafe me rezultat 1-0.

Pra, në top pesë ligat e mëdha evropiane (Serie A, Liga Premier, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1) kanë mbetur vetëm katër ekipe që nuk kanë humbur ende.

Liga Premier: Manchester City (14 fitore, 1 barazim)

Serie A: Inter (12 fitore, 3 barazim)

La Liga: Barcelona (11 fitore, 3 barazime), Atletico Madridi (8 fitore, 6 barazime).

Në javën e ardhshëm Interi luan ndaj Juventusit, Manchester City ndaj Manchester Unitedit, Barcelona kundër Villarrealit dhe Atletico Madridi ndaj Betisit. /Telegrafi/

telegrafi sport app