LAJMI I FUNDIT:

Vetëm edhe një rast aktiv me COVID-19 në Malishevë

Vetëm edhe një rast aktiv me COVID-19 në Malishevë

Sot është shëruar edhe një person nga Komuna e Malishevës, i cili ishte i prekur me COVID-19, duke e quar numrin e të shëruarve në 74 dhe më këtë mbetet vetëm edhe një rast aktiv.

Shërimi i pacientit të 74 është konfirmuar në raportet e komunikimit zyrtarë në mes të komunës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si dhe nga vet personi i shëruar.


Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha e ka konfirmuar shërimin e pacientit dhe e ka uruar atë, dhe në të njëjtën kohë i dëshiron shërim sa më të shpejtë edhe pacientit të fundit, i cili është në fazën e fundit të shërimit.

“Shfrytëzoj rastin ta uroj të shëruarin, si dhe pacientit të fundit ti dëshiroj shërim sa më të shpejt. Po ashtu me këtë rast falënderoj të gjithë profesionistët shëndetësor dhe profesionistët e IKSHP-së, me në krye dr.Naser Ramadanin, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në luftën e përbashkët ndaj COVID-19”, ka thënë Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.

Po ashtu nënkryetari Berisha, ju ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës, që pavarësisht heqjes së kufizimit të lëvizjes dhe hapjes së xhamive, të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm, sikur deri më tani dhe ti zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që mbrohemi nga prekja me virusin korona, pasi  kjo është mënyra vetme e luftimit të këtij virusi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori