LAJMI I FUNDIT:

Vetëm dy vetë në protestën kundër festimit të Ditës së Evropës

Vetëm dy vetë në protestën kundër festimit të Ditës së Evropës

“Njerëzit shkojnë në hapësirë, unë nuk mund të shkoj në Paris” dhe “Lejomëni të vizitojë shokët e mi të Erasmus+”, ishin pankartat që dy të rinj mbanin në duar derisa protestuan kundër festimit të Ditës së Evropës.

Studentja e arkitekturës Diellza Zogaj, ka thënë se kanë zgjedhur të protestojnë kundër padrejtësisë që po iu bëhet të rinjve kosovarë për shkak të pamundësisë së lëvizjes pa viza.


Ajo u shpreh se po i lëndon fakti që gjithçka për botën duhet të shohin vetëm përmes internetit pasi nuk kanë mundësi të udhëtojnë pa viza.

“Për shkak të një padrejtësie që po na bëhet rinisë dhe komplet shtetit të Kosovës që nuk po kemi mundësi me e pa botën, bukuritë, të gjitha të mirat që i ka. Po na bren shumë, po na lëndon që gjithçka duhet me pa përmes internetit dhe jo me sytë e tanë, është shumë lënduese për shkak se jena të rinj kemi qejf me e pa botën. Krejt e dimë se çka jemi duke hequr për një vizë dhe është shumë keq që nuk kanë dalë ende më shumë për të protestuar se nuk është ditë e jona. Është shumë keq që jemi të mbyllur, krejt e dimë se sa keq është dhe prapë se prapë ku janë të tjerët, janë duke ndenjur”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, arkitekti Bledian Salihu, tha se ka qenë një nga përfituesit e bursës Erasmus+ që BE ndan për studentët kosovarë dhe se tash nuk ka mundësi të shkojë dhe të takohet me shokët që kanë përfunduar studimet bashkë.

“Personalisht një pjesë të studimeve i kam kryer jashtë dhe kam qenë përfitues i bursës Erasmus+, ndryshe prej kolegëve të mi që kanë bërë Erasmus ata takohen çdo gjashtë muaj ose një herë në vit bëjnë ribashkim. Unë jam i vetmi që nuk mund të shkoj, kurrgjë nuk më dallon prej të tjerëve dhe as prej asnjë qytetari tjetër të BE-së. Nëse gjykimi është për shkak të politikës dhe përfaqësimit politik, atëherë ne si qytetarë distancohemi nga politika jonë. Ne nuk jemi ata, jemi qytetarë të Republikës së Kosovës që punojmë çdo ditë për të mirën e këtij vendi. Ne presim që BE të na shpërblejë në një farë forme meritën për të vizituar kontinentin tonë dhe shtëpinë tonë”, tha ai.

Dy të rinjtë kanë protestuar në sheshin ‘Adem Jashari’ në kryeqytet, derisa po mbahej panairi i rrugës me vendet e BE-së./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori