LAJMI I FUNDIT:

Vetëm dy deputete kanë kërkuar para për marrjen me qira të një apartamenti

Vetëm dy deputete kanë kërkuar para për marrjen me qira të një apartamenti

Vetëm dy deputete deri tani kanë bërë kërkesë për t’ju paguar të holla për qira në Shkup, ndërsa deputetët tjerë këmbëngulin në pagimin e mëditjes për të udhëtuar në kryeqytet.

Deputetja nga Prilepi e OBRM-PDUKM-së, Ane Llashkoska dhe deputetja nga Shtipi, nga e njëjta parti, Blagica Llasovska, kërkuan që paguhet kompensim nga ana e Kuvendit në vlerë prej 400 euro për të marr me qira një apartament në Shkup.

Ulen shpagimet për harxhimet e rrugës për deputetët në Maqedoni
Lexo po ashtu Ulen shpagimet për harxhimet e rrugës për deputetët në Maqedoni

Qiraja e banesës është e drejtë e re që mund të përdoret nga deputetët, e parashikuar nga ndryshimet në ligj. Qiraja për një banesë ofrohet për ata deputetë, vendbanimi i të cilëve është jashtë territorit të Qytetit të Shkupit dhe nëse ata nuk e përdorin kompensim për përdorimin e një makine personale për qëllime zyrtare ose për një jetë të veçantë me familjen. /Telegrafi/