LAJMI I FUNDIT:

Vetëm dy birra në ditë mund të ‘plakin trurin tuaj deri në 10 vjet’, pohojnë shkencëtarët

Vetëm dy birra në ditë mund të ‘plakin trurin tuaj deri në 10 vjet’, pohojnë shkencëtarët

Vetëm dy birra në ditë mund ta plakin trurin me ekuivalentin e 10 viteve, kanë pohuar shkencëtarët.

Konsumatorët janë paralajmëruar të ndalojnë zakonet e tyre të këqija, veçanërisht ata të moshës së mesme.


Studimi zbuloi se disa gota verë me darkë në mbrëmje mund të përshpejtojnë plakjen, shkruan The Sun.

Studiuesit analizuan skanimet e trurit me MRI të 36 mijë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas i pyetën ata për zakonet e tyre të pirjes.

Rezultatet e tyre sugjeruan se një person 50 vjeçar me zakonin e dy pijeve ditore kishte një tru 10 vjet më të vjetër sesa nëse e linte plotësisht pijen.

Lidhja përkeqësohej sa më shumë që një person pinte, tregojnë gjetjet e publikuara në Nature Communications.

Edhe ata që pinë vetëm një litër birrë në ditë, ose një gotë ose verë, kishin tru rreth dy vjet më të vjetër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori