LAJMI I FUNDIT:

Vetëm ditët e para te Chelsea – Mudryk shkakton skandal në rrjetet sociale

Vetëm ditët e para te Chelsea – Mudryk shkakton skandal në rrjetet sociale

Ylli i ri i Chelseat, Mykhailo Mudryk, u kritikua ashpër pasi përdori fjalën që u referohet personave me ngjyrë në një videoklip.

Nënshkrimi i ri prej 100 milionë euro përsëriti termin racial në një video në TikTok, që është shikuar mbi 200,000 herë.

Burime pranë anësorit ukrainas, këmbëngulin se ai thjesht po përpiqej të këndonte pjesë nga hiti i reperit amerikan Lil Baby të vitit 2017.


Asi i Premier League u shfaq përkrah një shoku përpara një makine sportive Audi për klipin 40 sekondash të TikTok

Mykhailo Mudryk ka kërkuar falje për videon, por fansat dhe aktivistët kritikuan sulmuesin ukrainas për përdorimin e gjuhës në klipin e TikTok “pavarësisht nga konteksti”.

Përfaqësuesi i Mudryk tha për The Sun: “Mykhailos i vjen thellësisht keq për çdo ofendim të shkaktuar nga video e postuar në llogarinë e tij TikTok”.

“Ndërsa qëllimi i tij ishte vetëm të këndonte tekstin e një kënge, Mykhailos i vjen keq për vendimin e tij dhe e pranon me gjithë zemër se nuk ishte e përshtatshme. Më pas, videoja është hequr”.

Burime pranë anësorit ukrainas, këmbëngulin se ai thjesht po përpiqej të recitonte tekste nga hiti i reperit amerikan Lil Baby të vitit 2017 Freestyle.

Grupi kryesor i futbollit kundër racizmit, Kick It Out kritikoi videon duke thënë: “Kick It Out dënon përdorimin e të gjitha sharjeve racore, duke përfshirë fjalën që u referohet personave me ngjyrë, pavarësisht nga konteksti”.

Videoja e plotë e Mudryk që zgjat dy minuta e 43 sekonda, përmban fjalën që u referohet personave me ngjyrë 16 herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori