Angelina Jolie sigurisht që nuk është veshur me xhup si ne të tjerët. Jo, fituesja e Oskarit i është përkushtuar artit të humbur prej kohësh të stilit të aeroportit

Kur dikush do të duket sa më elegant në aeroport, pavarësisht orëve të gjata të fluturimit apo qëndrimit ulur në avion, asgjë nuk është pengesë nëse ti do të dukesh me stil.


Aktorja u fotografua me një pamje të frymëzuar nga nuset, pra një fustan të bardhë që stilistët thonë se mund të jetë një zgjedhje tipike për në altar.

BGUS 2756049 001 scaled

Nëse doni të dukeni elegante, kjo foto e Angelina Jolie është prova se një fustan i lehtë, i bardhë me një jakë V të theksuar dhe me një pallto të zezë supeve janë kombinimi IN që ju duhet.

Detajet që e plotësojnë tërësinë e dukjes së Jolie janë këpucët me takë në nuancë bezhë e që ngjajnë si zgjedhje e duhur.

actress angelina jolie looks elegant 853709939 scaled

Me fjalë të tjera, aktorja e njohur sapo na dha konfirmimin se një fustan i bardhë, në thelb ëndërrimtar për ditën më të bukur të jetës mund të jetë një ide e mirë për udhëtimet me avion, një darkë të këndshme dhe në zyrë pse jo!

Ja një tjetër provë se Angelina Jolie di si të befasojë gjithmonë me stilin e veshjes!

actress angelina jolie looks elegant 853709986