LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 48 orë për Barcelonën që të shesë lojtarët e padëshiruar drejt klubeve të Ligës Premier

Vetëm 48 orë për Barcelonën që të shesë lojtarët e padëshiruar drejt klubeve të Ligës Premier

Një skuadër prej 27 lojtarësh, por Barcelona është larg limitit të regjistrimit në La Liga, ku Ernesto Valverde kërkon të zvogëlohet numri i madh i lojtarëve pasi dëshiron të punojë me një numër të caktuar në sezonin 2018/19.

Klubi nuk ka nevojë për financa sikurse klubet tjera, por shitja e lojtarëve është e domosdoshme shkaku i numrit.

Afati kalimtar në Spanjës zgjat deri në fund të muajit, por ai i Ligës Premier mbyllet të enjten në mbrëmje.


Barcelona ka oferta për disa lojtarë të saj pikërisht nga klubet e Ligës Premier.

Yerry Mina

Evertoni dhe Manchester Unitedi janë ndër ato klube që janë të interesuar për kolumbianin dhe Barcelona nuk ulet nën çmimin e 40 milionë eurove.

Andre Gomes

Portugezi ka dal një dështim i madh, por West Ham ka shfaqur interesim për të.  Me kaq shumë mesfushorë qendrorë në klub, Blaugrana duhet t’i gjejnë zgjidhje lojtarit.

Paco Alcacer

Ernesto Valverde ka vendosur që ta ndal Munir El Haddadi si sulmues zëvendësues duke i hapur derën Alcacerit. Southampton ka qenë i lidhur me të.

Marlon Santos

Shumë klube të Ligës Premier e duan mbrojtësin me Southamptonin, Leicesterin dhe West Ham që janë në garë.

Sergi Samper

Është e vështirë të dish se ku do të kalojë mesfushori. Pas një numri të lëndimeve dhe huazimeve, asnjë klub anglez nuk po e ndjek seriozisht.

Rafinha

Valverde ka marr vendim për të, pasi luajti mirë në ndeshjet e para sezonit. Arsenali ishte skuadra më e interesuar, por spanjollët nuk e ulin çmimin.

Jasper Cillessen

Holandezi dëshiron të largohet dhe ka oferta, por asnjëra nuk përputhet me kërkesat e Barcelonës.

Klubi nuk dëshiron ta humbasë portierin për një shumë të vogël. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori