Vetëm 13 lojtarë kanë regjistruar më shumë asistime sesa Kevin de Bruyne në histori të Ligës Premier
Asistimi i Kevin De Bruyne ndaj Sheffield United ka parë që ylli i Manchester City të kalojë në vendin e 14-të në listën e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën Premier.
City mposht Sheffieldin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e javës së shtatë në Ligën Premier falë një goli të shënuar nga Kyle Walker.
Goli i mbrojtësit anglez erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes falë asistimit nga belg De Bruyne.
Ky asistim e ka çuar belgun në kuotën e 68 asistimeve në vetëm 160 ndeshje të Ligës Premier, një rekord i jashtëzakonshëm.
Megjithatë, De Bryne ka edhe 13 lojtarë më përpara në listën e më të mirëve në histori, e cila udhëhiqet nga legjenda Ryan Giggs, ndërsa në dhjetëshe gjenden edhe emra tjerë si Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Thierry Henry.
Më poshtë keni listën me 20 asistuesit më të mirë në histori të Ligës Premier: 20.Nolberto Solano - 62 asistime 19.Christian Eriksen - 62 asistime





































