Vetëm një për qind e grave dinë t’i identifikojnë simptomat e kancerit të vezoreve, sipas një anketimi të ri.

Vetëm një nga 100 gra të anketuara në Angli e kishin ditur se nevoja për të urinuar më shumë kishte qenë shenjë e zakonshme e kësaj sëmundje, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, katër nga pesë gra nuk kishin qenë të informuara se dhimbja abdominale mund të vjen si pasojë e këtij kanceri.

Vetëm tre për qind prej tyre e kishin ditur se ndjenjat e ngopjes janë simptomë, ndërsa vetëm 21 për qind e kishin ditur se fryrja e barkut është gjithashtu simptomë e kancerit të vezoreve.

Cilat janë shenjat më të zakonshme të kancerit të vezoreve?

- Dhimbja abdominale

- Fryrja e barkut

- Probleme me ngrënien, ndiheni e ngopur menjëherë

- Keni nevojë të urinoni më shpejt

- Ndiheni tejet e lodhur, keni humbje peshe apo humbje apetiti

- Kontrollohuni me doktorin nëse keni gjakderdhje pas-menopauzës

Vlen të ceket se vetëm në Angli çdo ditë vdesin 11 gra nga kjo sëmundje. /Telegrafi/