LAJMI I FUNDIT:

VET SUMMIT 2021 – Për herë të parë në Kosovë

VET SUMMIT 2021 – Për herë të parë në Kosovë

Fuqia punëtore e mirë kualifikuar është kusht për të pasur kompani inovative, dinamike e konkurruese.

E kur ekonomia e Kosovës në përgjithësi, e sektori i prodhimit në veçanti është duke u përballur me mungesë të punëtorëve të kualifikuar, Klubi i Prodhuesve të Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin ‘Besa’, kanë organizuar Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.


Të pranishëm në këtë samit ishin udhëheqësit e institucioneve shtetërore si kryeministri Albin Kurti, ministret Arbërie Nagavci dhe Rozeta Hajdari, edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të cilat tash e sa kohë merren me Arsimin dhe Aftësimin Profesional. Po ashtu kishte edhe përfaqësueses nga diaspora së bashku me shumë akterë të tjerë puna e së cilëve ndërlidhet me AAP.

Në VET Samitin e organizuar për herë të parë në Kosovë, për dy ditë me radhë u trajtuan tema të ndryshme, ndër to: Roli i industrisë dhe punëdhënësve në AAP; Financimi i AAP-së, si dhe Sistemi dual i AAP-së në Kosovë. Ndërsa morën pjesë mbi 100 kompani dhe mbi 30 shkolla private e publike, si dhe organizata biznesore nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Samiti i AAP-s është ngjarja e parë e këtij formati që u organizua në vendin tonë, e që ofroi një koncept inovativ dhe të paparë ndonjëherë. Pjesëmarrja e nivelit të lartë qeveritarë tregon për seriozitetin e VET samitit. Ndërkaq, puna e këtij samiti nuk ka përfunduar aty, pasi tashmë është formuar grupi punues i cili do të publikoj një raport me rekomandime mbi arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë.

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni storien e realizuar në kuadër të emisionit “7 Ditë me Panxhën”.