Zbatimi i reformave në administratën publike të Kosovë, si një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Evropian, duket se do të jetë një proces mjaft i vështirë. Analistë të fushës dhe ish- zyrtarë qeveritarë thonë se Kosova në këtë proces vështirësitë më të mëdha do t’i hasë në depolitizimin e administratës shtetërore.
Administrata në Kosovë, sipas analistëve, ndër vite ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë për punësimin e militantëve partiakë.
Nevoja e reformës në administratën publike në Kosovë është një ndër prioritetet kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Zyrtarë të Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga institucionet për të çuar përpara agjendën e reformës evropiane dhe në veçanti reformën e administratës publike.
Artan Murati, njohës i fushës së integrimeve evropiane thotë se reforma në administratë publike është një nga proceset më të komplikuara, në të cilën kalon një shtet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Me reformën e administratës publike nënkupton strukturimi i ministrive, i departamenteve dhe drejtorive të caktuar se si do të funksionojnë, madje edhe tendencat për t’u digjitalizuar. Përveç kësaj, kërkohen edhe disa ndryshime bazike, si katalogu i pozitave të punës që afrohen në shërbimin civil të vendit dhe nivelizimi i pagave dhe mbi të gjitha tentohet që në administratë publike të mos krijohen hapësira për manipulim partiak, ashtu siç është bërë në Kosovë”, thotë Murati.
Ai shton se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë shumë më shumë për të finalizuar reformën e administratës publike, e cila siç thotë Murati, është administratë e nivelit të ulët profesional dhe që shërben për akomodimin e militantëve partiakë.
“Ka disa zhvillime të cilat janë ndërmarrë viteve të fundit. Tani pritet edhe një pako e ligjeve, mirëpo ne jemi shumë mbrapa në këtë aspekt dhe nuk po duket se ka vullnet politik për të bërë lëvizje më të shpejta, për arsye se administrata publike në Kosovë më shumë shërben për partitë politike për të akomoduar nëpër poste apo pozita militantët partiakë”, thotë Murati.
Edhe ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, e konsideron reformimin e administratës publike në Kosovë si një proces shumë të vështirë.
Sipas tij, vështirësitë më të mëdha në këtë proces Kosovës do t’i paraqiten në depolitizimin e administratës.
“Reformimi i administratës është një detyrë e vështirë, një detyrë që duhet të bëhet duke filluar nga depolitizimi i administratës, profesionalizimi i administratës, ngarkesat e barabarta në vendin e punës. Pastaj, avancimet meritore vlerësimet objektive dhe zbatimi i të gjitha direktivave evropiane që lidhen me fushën e administratës. Këto janë detyra të vështira, por Kosova duhet ta bëjë hapin e parë dhe t’i qaset seriozisht, sidomos depolitizimit, ku duhet të fillojë qasja serioze dhe objektive në raport me administratën”, thotë Ferati.
Ai shton se janë disa reforma në administratën publike që kanë filluar të bëhen, por që në këtë proces Kosova mbetet ende larg kritereve që kërkon Bashkimi Evropian në administratën publike.
Në Kosovë është në diskutim publik pakoja ligjore, ku bëjnë pjesë projektligji për administratën shtetërore, projektligji për zyrtarët publikë dhe projektligji për pagat.
Këto tri projektligje janë shtyllat e procesit të reformimit dhe modernizmit të administratës publike, me qëllim ngritjen profesionale të administratës publike, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit.
Megjithatë, i kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar nuk është prononcuar lidhur me këtë çështje.
Ndryshe, në hulumtimet e bëra nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë në vazhdimësi ishte theksuar se lidhjet familjare, ryshfeti dhe lidhjet partiake, janë faktorët më të rëndësishëm për të siguruar një vend pune në administratën publike në Kosovë. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre