Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka qëndruar në fshatin Krushë e Vogël ku ka vizituar fermerë për të parë nga afër procesin e vjeljes së perimeve sezonale
Gjatë kësaj vizite Veseli i shoqëruar nga fermeri Sahit Hoti kanë nisur procesin e vjeljes së perimeve të kultivuara nga familja Hoti.
Veseli pastaj qëndroi për vizitë edhe në fshatin Piranë ku bashkë me fermerin Ramadan Dajçi panë nga afër vjeljen e perimeve në fermën e tij.
Kryeparlamentari Veseli u premtoi fermerëve që vitin e ardhshëm, Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Bujqësisë do të zgjerojë rrjetin e ujitjes në këto fshatra.
Pas ndjekjes së procesit të vjeljes së perimeve, Veseli i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi kanë vizituar qendrën e grumbullimit të perimeve “Abi Center” ku kanë parë nga afër gjitha produktet që fermerët i dorëzojnë për përpunim final.
“Sot pamë një mrekulli të natyrës sonë, të dorës së njerëzve punëtorë. Pamë një cikël prodhimi, që nga puna në ara, deri këtu tek përpunimi dhe prodhimi, si për tregun vendor, ashtu edhe për atë ndërkombëtar. Jemi në një kompani e cila e ka një histori suksesi, me mbi 700 punëtorë dhe rreth 1 mijë fermerë që bashkëpunojnë me të. Ky është një tregues suksesi i bashkëpunimit midis fermerëve, prodhuesve dhe institucioneve të vendit tonë. Nëpërmjet kësaj, mund të arrihet që bilanci ynë tregtar në fushën e eksportit, të përmirësohet, si dhe në punësimin e të rinjve, duke e fuqizuar kështu ekonominë tonë. Do të rriten gjithashtu subvencionet për fermerët dhe kompanitë e suksesshme”, tha Veseli.
Nga ana e tij, pronari i qendrës grumbulluese “Abi”, Irfan Fusha, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për vizitën dhe mbështetjen e dhënë për prodhimet vendore.
“Aktualisht jemi në fazën e grumbullimit të specave. Nga fusha, prodhimi përpunohet dhe del në treg brenda ditës, qind, për qind bio. Para disa viteve, 98 për qind të lëndës së parë e kemi importuar, kurse tani kemi arritur që 99 përqind ta sigurojmë nga fermerët tanë”, tha Fusha.
Ai tha se kompania “Abi” ka 140 produkte të saj dhe gradualisht po e rritë edhe më shumë numrin e produkteve vendore.
Edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi tha se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështesë prodhuesit vendorë që punojnë tokën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe