LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Vetëvendosja është shndërruar në instrument manipulimi

Veseli: Vetëvendosja është shndërruar në instrument manipulimi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli duke folur për garën e nxehtë mes PDK-së dhe Vetëvendosjes në Prizren, ka pasur disa akuza të rënda për këtë të fundit.

“Vetëvendosja veçanërisht është shndërruar në instrument manipulimi, është agresive në akuza, dihet se strategjia më e mirë e mbrojtjes është akuza. Ka përdorur mjete që nuk janë dinjitoze, manipulime që nuk i bëjnë nder asnjë partie. Prizreni nuk është tolerant ndaj abuzimeve të tilla, ndëshkimi do te jëtë tash apo më vonë”, ka thënë Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova.


Veseli, ka thënë se prioritet i partisë që ai drejton ka qenë rikthimi i fuqishëm si partia e parë në nivel të vendit dhe në të njëjtën kohë fillimi i reformave brenda partisë.

“PDK ka pasur një rezultat që ka qenë shumë pozitiv”, tha Veseli për rezultatet e 22 tetorit në zgjedhjet lokale.

“Në Prizren, në Ferizaj dhe në Mitrovicë, në tri qytete nga shtatë qendrat më të mëdha të Republikës së Kosovës fituam bindshëm. U tregua se në të njëjtën kohë fituam ulëse më së shumti për këshilltarë komunalë në Republikën e Kosovës. Dëshmuam se jemi fuqia e parë. Është e vërtetë, balotazhi nuk e ka reflektuar vullnetin e qytetarëve, por këto janë rregullat e lojës”, tha ai

Sipas Veselit, nuk po është shumë lehtë kur, siç tha ai, po ndërrojnë rregullat e lojës.

“Por kjo nuk po sjell kualitet as të mirë për qytetarët”.

Veseli ka thënë se rikthimi i fuqishëm i PDK-së më 22 tetor i ka frikësuar subjektet tjera. “Nuk e kanë pritur”.

Ai tha se ata janë bërë me një dëshirë dhe qëllim të madh të përbashkët për ta rrëzuar PDK-në.

“Në të njëjtën kohë PDK nuk ka qenë aq vigjilente sa duhet në raundin e dytë. Në radhë të parë në ruajtjen vullnetit të qytetarëve”.

Veseli tha se ka qenë edhe vetëkritik, dhe tha se mund të ketë qenë një vetëkënaqësi dhe një mungesë e angazhimit ndoshta në raundin e dytë që mund t’i ketë dëmtuar.

“Ka shumë gjëra që janë drejt përmirësimit në Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Në të njëjtën kohë jemi duke analizuar edhe pjesën që lidhet drejtpërdrejt nga lidershipi dhe pastaj pjesën e strukturave. Ne duhet t’ia hapim një epokë të re Partisë Demokratike të Kosovës”.

“Oponentët politikë e kanë një frikë kur rikthehet një parti politike fuqishëm”.

Veseli tha se ata kanë edhe energjinë që t’i bëjnë bashkë edhe ata që nuk paramendoheshin bashkë. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori