LAJMI I FUNDIT:

Veseli uron komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’addario

Veseli uron komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’addario

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka uruar komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’addario, i cili sot pranoi detyrën nga paraardhësi i tij, General Salvatore Cuoci.

Duke falënderuar gjeneralin Cuoci për kontributin e tij në krye të forcave të NATO-s në vendin tonë, kryeparlamentari Veseli i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri, D’addario, duke i ofruar njëkohësisht bashkëpunim të plotë.


“Uroj komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’addario, që sot pranoi detyrën nga paraardhësi i tij, General Salvatore Cuoci, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin dhe punën gjatë shërbimit në vendin tonë. Kosova është vend i sigurt dhe faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Sikurse deri më tani, KFOR-i do ta ketë bashkëpunimin e plotë të institucioneve të Kosovës, në funksion të përmbushjes së detyrave dhe misionit të tij, në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka theksuar kryeparlementari Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori