“Po, është e vërtetë se jam kthyer pasi kam biseduar me drejtuesit e klubit dhe tashmë çdo gjë është qartësuar në të mirë të dy palëve. Në fakt, unë nuk kisha asgjë kundër vetëm se nuk isha i kënaqur me minutazhën e vogël në lojë dhe kërkoja më shumë”, tha Veseli. Ai është i bindur se në të ardhmen do të jetë edhe më i dobishëm për skuadrën bardhekaltër.

“Gjithsesi, nuk kam humbur asgjë nga forma pasi kam stërvitur vetë dhe nuk dyshoj se në të ardhmen do të jem edhe më i frytshëm së më parë”, shtoi ai.


Pas telasheve me trajnerin turk Ceyhun Cabadak dhe mungesës së tij në stërvitjen e ndeshje, disa skuadra ishin të interesuara për këtë basketbollist, veçmas Peja e RTV 21, por që ai gjeti gjuhë të përbashkët me Sigalin dhe pritet të paraqitet qysh në ballafaqimin e nesërm në Gjevgjeli, kur Sigal Prishtina e zhvillon ndeshjen e shtatë, kësaj radhe kundër Kozufit vendas në kuadër të Ligës Ballkanike.

Nuk ka dyshim se kthimi i tij do të thotë shumë, pasi Sigal Prishtina në ndeshjet e fundit nuk ishte ajo e fillimit të edicionit kur shkelte çdo gjë para vetes. Madje ishin pikërisht treshet ato që i munguan Sigal Prishtinës, e dihet se treshet janë specialitet i Veselit. /Zëri/Telegrafi/ 

telegrafi sport app