Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar fermerët e fshatit Kovragë të Istogut, të cilët kultivojnë mbi 200 hektarë të mbjella me mollë.
Veseli gjatë bashkëbisedimit me dhjetëra fermerë të Kovragës, i ka siguruar ata se do të vazhdojë rritja e subvencioneve për ta dhe gjithë fermerët e Kosovës.
“Subvencionet në bujqësi nuk do të ndalen, por do të rriten edhe më shumë, sepse njerëzit që më së shumti kanë nevojë dhe e meritojnë të ndihmohen, janë ata që punojnë dhe fitojnë me djersën e tyre. Ne do të vazhdojmë përkrahjen, që tani të kalojmë tek pjesa e ngritjes së kapaciteteve përpunuese të pemëve, në mënyrë që të rritet vlera e produkteve. Po ashtu, tani shpejt fillon sigurimi i plantazheve, për çka Ministria e Bujqësisë do të participojë me gjysmën e shpenzimeve”, tha kryeparlamentari.
Kreu i Kuvendit i inkurajoi kultivuesit e mollëve në Kovragë që të bëhen bashkë dhe të kalojnë nga kultivimi në përpunim të pemëve, duke i siguruar se do t’i mbështesë në hapjen e një fabrike e cila do të krijonte edhe shumë vende të reja të punës.
“Këtë vit janë dhënë 30 milionë euro mbështetje për bujqësi, ndërsa vitin tjetër do ta rrisim mbështetjen në 50 milionë euro, sepse fermerët tanë duhet të mbështeten edhe më shumë”, tha kryeparlamentari Veseli.
Nazmi Blakaj, kultivues i rreth 20 hektarëve mollë në Kovragë të Istogut, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për kujdesin dhe ndihmën e vazhdueshme për të gjithë fermerët.
Fshati Kovragë i Istogut kultivon mbi 200 hektarë pemë, përcjell Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre