Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton asnjë kompromis që e paralizon shtetin e Kosovës dhe nuk nënkupton asnjë lloj ndarje, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Veseli është shprehur optimist se në fund të këtij viti, Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare do të vendosin që t’u heqin vizat qytetarëve të Kosovës në mënyrë që edhe ata të lëvizin lirshëm sikurse qytetarët tjerë evropianë.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Veseli, të dielën pritet që të vazhdojnë bisedimet në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Sa mund të paraqesë pengesa apo problem fakti që presidenti Thaçi udhëton kësaj radhe atje, pa një konsensus të brendshëm politik?
Kadri Veseli: Jemi duke e ndërtuar një konsensus. Tryeza e partive politike, e cila është iniciuar, tanimë është duke vazhduar. Ajo që është kryesore, është se jemi në rrugë të mirë të arritjes së një qëndrimi të përbashkët në procesin e dialogut me Serbinë. Kosova ka nevojë që të ketë marrëveshjen historike, në mënyrë që t’i hapet perspektiva në integrime euro-atlantike e të njëjtën kohë edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe kjo rrugë është e pashmangshme. Ne jemi shumë seriozë në këtë proces. Njëkohësisht, jam shumë i sigurt se do të dalim suksesshëm siç kemi qenë historikisht këto tri dekadat e fundit kur kemi qenë bashkë.
Radio Evropa e Lirë: Flitet vazhdimisht për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dyja palët. Për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë?
Kadri Veseli: Bëhet fjalë për një marrëveshje historike, ku Kosova dhe Serbia janë shtete të pavarura e sovrane, e njohin njëra tjetrën, e ndihmojnë njëra tjetrën edhe në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë u hapet perspektiva të dy popujve përmes një procesi, i cili është i paqes. Kjo është ajo që do të arrihet dhe është rrugë e pashmangshme.
Kosova është një realitet politik si shtet i pavarur e sovran në Ballkanin Perëndimor për aq sa është edhe Serbia. Ne duhet të jetojmë bashkërisht si vende të pavarura, si vende sovrane me Shqipërinë, me Malin e Zi, me Maqedoninë si fqinjë të mirë.
Një rezultat shumë i mirë i kësaj fqinjësie është edhe marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Pse të mos ndodhë edhe mes Kosovës dhe Serbisë?! Periudha e konflikteve ka kaluar.
Radio Evropa e Lirë: A nënkupton kjo marrëveshje ndonjë kompromis të ri për çështjet, kushtimisht thënë, të lëna pezull, siç është veriu i Kosovës apo formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe?
Kadri Veseli: Nënkupton sovranitet të plotë të Kosovës, integritet territorial dhe të njëjtën kohë që Kosova ta njoh shtetin e pavarur serb. Kjo nënkuptohet dhe asnjë konsensus apo kompromis tjetër. Ne edhe kështu, duhet ta kemi parasysh çështjen e komuniteteve, Kosova është shembull për gjithë rajonin për të drejtat që u ka dhënë komuniteteve. Do t’i emancipojmë edhe më tepër këto të drejta dhe ky është konsensusi ynë.
Nuk nënkupton ndarje, nuk nënkupton asnjë kompromis që e paralizon shtetin e pavarur të Kosovës. Nënkupton respektimin e komuniteteve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Serbia po përpiqet t’i pakësojë njohjet, por Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së
Radio Evropa e Lirë: Po sa pengon fakti që presidenti Thaçi, aktualisht, nuk e ka një mbështetje të nevojshme politike në Kuvend, andaj a do të arrihet që në fund marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës?
Kadri Veseli: Presidenti Thaçi është president i Republikës së Kosovës i zgjedhur në bazë të demokracisë dhe popullit të Kosovës dhe të njëjtën kohë, unë do të orientohem në çështjet që kanë më shumë rëndësi. Para se ta shikojmë presidentin Thaçi, e shikojmë Serbinë, me të cilën kemi për të dialoguar dhe me të cilën jemi seriozë, me të cilën duhet të ballafaqohemi me argumente, të cilat janë në interes të shtetit tonë.
Presidentin Thaçi e shohim si një luftëtar të lirisë, si një njeri që ka kontribuuar në lirinë dhe shtetin, shtetndërtimin e Kosovës në mënyrë thelbësore. Nuk është këtu pra problematika, problematika është kjo: shteti i Kosovës duhet të njihet nga Serbia dhe të njëjtën kohë ne duhet të lëvizim fuqishëm në dekadën e re në drejtim të transformimit ekonomik.
Radio Evropa e Lirë: Po flisni për normalizim të raporteve me Serbinë, por ndërkohë diplomacia e atjeshme po punon për pengimin apo edhe anulimin e njohjeve, siç është rasti me Liberinë. Keni ju informacione, e ka tërhequr Liberia njohjen?
Kadri Veseli: Nuk duhet të ndihet askush i befasuar nga kjo, përkundrazi ne duhet të jemi edhe më të vendosur në procesin e arritjes së marrëveshjes historike, me të cilën shtetin tonë të pavarur e sovran, Serbia do ta njohë. Kjo është një arsye më shumë përse ne duhet të jemi edhe më të vendosur në realitetin global në të cilin jetojmë. Edhe Serbia, edhe Kosova kanë interesa specifike, që lidhen me procesin integrues në BE, e për ne edhe në NATO. Në këtë proces do të lëvizim bashkërisht. Por, assesi të mos biem pre e diçkaje që ka qenë tradicionale në Serbi – të bllokohet perspektiva e Kosovës.
Nuk dua të harxhoj shumë energji me përpjekjet dëshpëruese të Serbisë për të tërhequr një njohje. Ne do të shtojmë njohje për arsye se Kosova po shkon drejt anëtarësimit të saj në OKB, kur numri i njohjeve më pastaj nuk do të jetë edhe shumë relevant. Keni shumë shtete që janë anëtare të OKB-së dhe nuk kanë marrëveshje diplomatike aq sa ka Kosova.
Liberalizimi i vizave në fund të vitit
Radio Evropa e Lirë: Nëse mund të kalojmë edhe në një çështje tjetër. Javën e ardhshme pritet që institucionet e BE-së të dalin me rekomandimin e tyre në lidhje me liberalizimin e vizave. Ju keni lobuar këto ditë për këtë çështje nëpër vendet e ndryshme evropiane, andaj çfarë rekomandime i prisni?
Kadri Veseli: Pritjet janë pozitive. Unë kam pasur një rrugëtim të gjerë nëpër shumë vende së bashku me kolegët e pozitës dhe opozitës nga Kuvendi i Kosovës drejt vendeve specifike të Bashkimit Evropian, por edhe në selinë e Bashkimit Evropian në Strasburg, përkatësisht në Bruksel për sensibilizimin e vendeve për të përkrahur Kosovën për integrim në BE.
Ne jemi vend perëndimor, ne jemi vend evropian dhe natyralist ne e kërkojmë vendin tonë në familjen që na takon, në Bashkimin Evropian dhe kjo do të ndodhë. Po të njëjtën kohë, rrethanat në të cilat po ecë bota globale e në mënyrë specifike Bashkimi Evropian, ka një skepticizëm brenda vendeve tradicionale ët BE-së, veçanërisht në fushën e një reformatimi të tërësishëm të BE-së e, po ashtu, shqetësimet janë edhe në lidhje me çështjen e refugjatëve, në mënyrë të veçantë nga Gjeorgjia dhe Moldavia, por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia. Në këtë situatë përpjekja ime është që ta qartësoj pozicionin tonë se Kosova është një rast i veçantë që ka një progres ekonomik, me rritje ekonomike prej 5 për qind, e të njëjtën kohë me numrin më të vogël të azil kërkuesve aktualisht në BE. Po ashtu, kemi mbi 90 për qind të atyre që duan të kthehen në Kosovë.
Kosova është duke bërë progres, ajo e meriton liberalizimin e vizave dhe kjo është gjë që duhet të ndodhë.
Radio Evropa e Lirë: Prisni që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza brenda zonës Shengen këtë vit, apo vitin tjetër?
Kadri Veseli: Jo, presim që të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tanë brenda këtij viti, sepse e meritojnë. Kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe është shumë e padrejtë për qytetarët, për shtetin tonë i cili ka arritur progres, i ka përmbushur kriteret që qytetarët të mbeten ende të izoluar.
Kosovarët nuk duan të mbesin të izoluar për arsye se ata kanë shpirt perëndimor, kanë shpirt evropian dhe ata duan të lëvizin lirshëm si çdo vend i lirë. Ne jemi vend i lirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës