LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon Ugljanin gjatë qëndrimit në Plavë e Guci, flasin për të drejtat e shqiptarëve të Sanxhakut

Veseli takon Ugljanin gjatë qëndrimit në Plavë e Guci, flasin për të drejtat e shqiptarëve të Sanxhakut

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, është duke qëndruar për vizitë në Plavë dhe Guci.

Në kuadër të këtij rrugëtimi dhe pjesëmarrjes së tij në festën ”Mirësevini në Alpet Shqiptare”, lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka zhvilluar takim edhe me liderin e Sanxhakut të Novi Pazarit, Sulejman Ugljanin.


Veseli dhe Ugljanin kanë diskutuar për të drejtat e shqiptarëve dhe banorëve të tjerë të Sanxhakut.

Sikurse Veseli, edhe Ugljanin po qëndronte në këtë zonë për të vizituar shqiptarët e kësaj treve.

Sulejman Ugljanin është kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut.