LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon presidentin e Gjermanisë, e fton ta vizitojë Kosovën

Veseli takon presidentin e Gjermanisë, e fton ta vizitojë Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar në Berlin me Presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili ia ka rikonfirmuar mbështetjen e Republikës Federale Gjermane për Republikën e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli dhe Presidenti gjerman diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen evropiane të vendit, ndërkaq presidenti gjerman shprehu mbështetjen e plotë të Berlinit zyrtar për vendin tonë në të gjitha fushat.


Presidenti Steinmeier është mbështetës i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe në bisedë me kryeparlamentarin Veseli tha se i ndjekë me vëmendje të veçantë zhvillimet në Kosovë.

Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli e ka ftuar Presidentin e Gjermanisë për vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa ai e siguroi se së shpejti do ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori