LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon ambasadorët e BE-së: Demarkacioni duhet të kalojë dhe vizat duhet të hiqen

Veseli takon ambasadorët e BE-së: Demarkacioni duhet të kalojë dhe vizat duhet të hiqen

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova dhe ambasadorë të vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë.

Veseli i informoi ata me punën e Kuvendit, duke theksuar se ajo është intensifikuar, në veçanti në çështje që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Ai përmendi disa nga projektligjet që ndërlidhen me këtë agjendë, që janë miratuar në Kuvend por edhe tjerë që pritet të miratohen në seancat në vazhdim.


Sa i përket zhvillimeve tjera, në veçanti për marrëveshjen për shënjimin e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, Veseli shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij se kjo marrëveshje duhet të kalojë, në mënyrë që të forcohet sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave.

“Qëndrimi im, por edhe i subjektit tim që përfaqësoj është i qartë. Marrëveshja me Malin e Zi duhet të ratifikohet. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është ‘pro’, siç e kemi thënë në vazhdimësi. Gjithsesi, unë besoj se duhet të ketë një konsensus të plotë për këtë marrëveshje”, theksoi ai.

Por kryetari Veseli theksoi se edhe Bashkimi Evropian duhet të veproj shpejt dhe qartë sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me ambasadorët e vendeve të Bashkimit evropian për përkushtimin e tij për intensifikimin më të madh të punës së Kuvendit për të përmbushur agjendën legjislative në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori