LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi gjeneralin Clark: Ndërhyrja e NATO-s dhe prezenca e saj fizike në Kosovë, i dhanë rajonit paqen

Veseli takoi gjeneralin Clark: Ndërhyrja e NATO-s dhe prezenca e saj fizike në Kosovë, i dhanë rajonit paqen

Pas takimit me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është takuar sot edhe me ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesle​y Clark, i cili udhëhoqi operacionet ushtarake të Aleancës Veriatlantike kundër Jugosllavisë më 1999.

Kryeparlamentari Veseli dhe gjenerali Clark evokuan kujtime nga periudha e luftës, kur NATO nga qielli dhe UÇK-ja në tokë, po i kundërviheshin makinerisë ushtarake dhe policore të shtetit serb, në përpjekje për të ndalur gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.


Veseli tha se pas përmbylljes me sukses të këtij misioni të përbashkët, Kosova i hyri procesit të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe shtetformimit, ndërsa sot zë vend në skenën ndërkombëtare, si një shtet i pavarur, demokratik dhe me aspirata të qarta të anëtarësimit në NATO dhe BE.

Kreu i Kuvendit tha se ndërhyrja ushtarake e NATO-s dhe më pas prezenca e saj fizike në Kosovë, i dhanë rajonit paqen aq të nevojshme dhe i hapën rrugë bashkëpunimit dhe integrimit në familjen e madhe evropiane.

Veseli tha se Kosova tashmë ka ndërtuar kapacitetet e veta ushtarake sipas standardeve të NATO-s dhe forca e saj e armatosur është e gatshme t’i bashkohet aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s.

Gjenerali Wesley Clark tha se ndihet i nderuar që ka pasur fatin të jetë në krye të një operacioni i cili ndali vrasjet dhe spastrimin etnik, vendosi paqen dhe krijoi kushte për kthimin e të shpërngulurve.

Ai u shpreh i kënaqur me arritjet në Kosovë dhe tha se do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në integrimet euro-atlantike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori