Ka kaluar më shumë se një shekull nga rënia e Isa Boletinit, por koha dhe vitet nuk kanë arritur ta zbehin kujtimin e tij, as peshën historike të veprimtarisë së tij, as porosinë e një jete të kaluar në luftë për liri kombëtare.
Kështu ka thënë sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Akademinë Përkujtimore e cila u mbajt në Mitrovicë me rastin e 103-vjetorit të vrasjes së heroit të kombit, Isa Boletini.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se sa herë vjen janari kujtohen rëniet dhe vdekjet e njerëzve të mëdhenj të kombit tonë: Skënderbeut e Ismail Qemalit, por edhe luftëtarët e vonshëm të lëvizjes sonë kombëtare, që ranë po në janar: Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.
“Sot jemi bërë bashkë për të kujtuar e nderuar një personalitet të madh të Kosovës, i cili po ashtu ra në janar, heroin e Mitrovicës, heroin e Kosovës, heroin e gjithë kombit shqiptar, Isa Boletinin. Sot porosia jetësore e Isa Boletinit na flet qartë dhe drejtë, ma shumë se kurrë: nuk ka jetë të mirë për individin, pavarësisht gjendjes së kombit. Na mund të jemi mirë, veç kur kombi dhe shteti i kanë punët mirë. Kjo është dashuria e vërtetë për atdheun”, theksoi Veseli.
Kreu i Kuvendit tha se gjenerata e tanishme ka për mision që Kosova përgjithmonë të jetë e lirë, shtet i pavarur dhe sovran, anëtare në familjen e shteteve sovrane, në OKB, NATO dhe BE.
“Na si gjeneratë e dimë se nga kemi ardhur, çfarë trashëgojmë dhe ku duam në shkojmë. Ne i dimë detyrat me të cilat na ka ngarkuar historia dhe nuk e kemi ndërmend, për asnjë moment, të heqim dorë prej tyre. Dhe nuk ka vend ma adekuat se sa Mitrovica për ta dhënë këtë zotim. Nuk ka, sepse Mitrovica është qyteti emblemë i kombit. Mitrovica është testamenti i Isa Boletinit. Sot dhe përgjithmonë, andej dhe këndej Ibrit do të jetë një Mitrovicë dhe një Kosovë”, tha Veseli.
Ai shtoi se Kosovën nuk e frikësojnë sfidat që i dalin përpara dhe as dialogu e ballafaqimi me Serbinë.
“Ne hyjmë në dialog për ta fuqizuar Kosovën, shtetin dhe kombin tonë. Bashkë me partnerët dhe aleatët tanë të mëdhenj në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe të jeni të sigurtë se kemi me ia dalë. Do të fitojmë”, theksoi kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tensione në Zveçan, gjatë përleshjes me protestuesit, lëndohen disa ushtarë të KFOR-it italian dhe hungarez

Shishe, shok bomba e gurë në drejtim të ushtarëve - si filloi përleshja mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it

Nga përleshja e protestuesve në Zveçan lëndohen 11 pjesëtarë të KFOR-it, tre në gjendje të rëndë

Daçiq përmend Kosovën dhe “destabilizimin e rajonit”

Refuzuan të lëshojnë rrugën për të kaluar policia, KFOR-i ndërhyn për t’i shpërndarë protestuesit e dhunshëm – raportohet për disa ushtarë të lënduar

KFOR-i shpërndan protestuesit serbë dhe liron rrugën për të kaluar veturat e policisë

Frigo Deluxe

Kolegji Universum

Dream Caffe

The Talaway Hotel Limited

Afri Trade

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech
Më të lexuarat

Festa e çmendur që u kthye në zhgënjim: Tifozët e Hamburgut festuan rikthimin në Bundesliga - por Heidenheimi ua ndali gëzimin

Vuçiq thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

Burri nga Kalifornia shpallet i pafajshëm pasi kaloi 33 vjet në burg - ky ishte reagimi dhe deklaratat e tij

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

Deklaratat e Kemal Kiliçdaroglu, pas raportimit se Erdogan është fitues në zgjedhjet për president të Turqisë