Është mbajtur Konventa e pestë e Gruas Demokratike, në të cilën u fol për rolin e gruas në shoqëri, ku i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se pa përfaqësimin e gruas në shoqëri nuk mund të ketë zhvillim të shtetit ligjor e as të zhvillimit ekonomik.
Grave të Kosovës në këtë konventë iu bë thirrje që të mos rrinë duar kryq dhe të jenë vendimmarrëse për jetën e tyre dhe të vendit.
Në këtë konventë, pas fjalimit të kryetares së gruas demokratike, Justina Shiroka, u prezantua edhe një dokumentar, ku është paraqitur puna edhe aktivitete e gruas.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se lufta kundër papunësisë do të jetë një betejë që do të angazhohen çdo ditë për ta përmirësuar.
Ai tha se pas kësaj konvente do të mbajnë edhe samitin e grave, përmes të cilës do të dalin me qëndrime të cilat kanë të bëjnë me projeksionin dhe vizionin politik të tyre, siç janë interesat e qytetarëve, atë forcimit të shtetit ligjor dhe zvogëlimin e papunësisë.
“Asnjëherë nuk do të pranoj, veçanërisht Partia Demokratike e Kosovës me një bagazh të cilin e ka të jashtëzakonshëm që nga shtetformimi i Kosovës, që sot pa dinjitet të humbim lirinë dhe sakrificën që e kemi bërë deri këtu. Ne do të arrijmë të fitojmë këtë betejë e cila do të jetë betejë e fokusuar, veçanërisht në luftën kundër varfërisë, forcimin e shtetit ligjor dhe në të njëjtën kohë do të sjellë edhe zhvillimin e hovshëm ekonomik… Kemi shumë obligime të gjitha bashkërisht të punojmë çdo ditë të jetës sonë për interes të njerëzve tanë të cilët kanë shuam besim e veçanërisht në Partinë Demokratike të Kosovës, besoj që kemi me arrit”, tha Veseli.
Ai u bëri thirrje grave të Kosovës, që të mos qëndrojnë duarkryq de të marrin përgjegjësi, që të jenë vendimmarrëse për jetën e tyre, dhe të vendit.
“Gjitha grave në Kosovë jeni 50 përqind e shoqërisë në Kosovë, mos qëndroni duar kryq merrni përgjegjësi dhe kërkoni me ngulm që të jetë jo vetëm zëri juaj por që të jetë qenia juaj vendimmarrja për jetën e juaj, jetën e fëmijëve tuaj, dhe vendit tuaj. Partia Demokratike e Kosovës do të iu jep hapësirë jo vetëm përfaqësimit formal, por përfaqësimit dinjitoz. Nuk mund të jetë Kosovë të zhvilluar, nuk mund të ketë modernizim të shoqërisë, dhe zhvillim ekonomik në këtë vend pa pas involvim të fuqishëm të gruas në politikat vendimmarrëse”, theksoi Veseli.
Në politikë nuk mund të merret, përtej asaj që ofrohet, kështu u shpreh kryetarja e gruas demokratike, Justina Shiroka, në Konventën e pestë të Gruas Demokratike.
Shiroka tha se duhet të rritet pjesëmarrje e gruas në procesin zgjedhor, që pastaj ajo gjendje të reflektoj edhe në ndryshime.
Fjalë rasti pati edhe nënkryetarja e grupit të Gruas Demokratike, Flora Brovina, e cila tha se gratë demokratike, ishin pjesë e Pavarësisë së Kosovës dhe ndërtimit të atdheut. Ajo ka shtuar se PDK është parti lidere e cila në kuadër të saj zhvilloi demokracinë e brendshme duke i dhënë hapësirë gruas.
Brovina gjithashtu tha se gratë janë zëri i fuqishëm dhe mbetën kundër diskriminimit në shoqëri dhe se do të luftojnë për barazi gjinore.
Grupi i Gruas Demokratike, gjatë kësaj ditës së sotme, në këtë konventë kanë vazhduar me punimet e saj, caktimin i procesmbajtësve, verifikuesve të procesverbalit, dhe komisionit verifikues. Miratimi i rregullores së punës së GD, miratimi i rendit të ditës, zgjedhja e kryesisë së punës, raporti i punës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova