Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në një aktivitet të organizuar nga KDI-ja, ka thënë se shoqëria civile, në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe demokratizimit të vendit ka qenë partner produktiv i institucioneve publike dhe partive politike.
Kryetari i Kuvendit tha se projektet e KDI-së janë një vlerë e shtuar në kulturën e parlamentarizmit kosovar.
“Kur e them këtë kam parasysh faktin se këto projekte ka ndikuar në avancimin e standardeve themelore të punës së Kuvendit. Ato kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit para publikut. Monitorimi i procesit të hartimit të ligjeve, ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e cilësisë së tyre. Informimi i qytetarëve me procesin legjislativ, është parakusht që të rritet pjesëmarrja dhe ndikimi i tyre në këtë proces”, theksoi Veseli.
Kreu i Kuvendit shtoi se edukimi demokratik e fuqizon qytetarin, e bën më proaktiv dhe me kërkues në raport me përfaqësuesit e tij. Kjo platformë që po prezantohet sot, sipas tij, është në frymën e këtij kontributi për avancimin e demokracisë sonë përfaqësuese.
Kryeparlamentari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për syrin kritik të shoqërisë civile, për këshillat, idetë dhe asistencën e saj profesionale.
“Duke forcuar dhe avancuar standardet demokratike të qeverisjes, ne përshpejtojmë rrugën e integrimeve evropiane të vendit tonë. Duke forcuar dhe avancuar standardet demokratike të qeverisjes, ne krijojmë kushtet e domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve. Qytetaria dhe mirëqenia janë binom i pandashëm”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/a
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare