LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ribashkimi i Gjermanisë simbolizon mposhtjen e komunizmit

Veseli: Ribashkimi i Gjermanisë simbolizon mposhtjen e komunizmit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kujton në rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë në 30 vjetorin e saj.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë, një vit pas rënies së murit të Berlinit, përbën një nga ngjarjet historike më të mëdha të shekullit që kaloi, me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Gjermaninë, por për mbarë Evropën dhe më gjerë”.

“Ajo ditë nuk simbolizon vetëm ri-integrimin e kombit gjerman por edhe mposhtjen e komunizmit, dhënien fund të “Murit të Hekurt” që ndau Evropën për gjysmë shekulli si dhe ngadhënjimin e lirisë dhe demokracisë përkundrejt tiranisë”.


“Në këtë jubile, shpreh urimet më të mira për këtë shtet mik, që na është gjendur pranë në kohët më të vështira e vazhdon të na ndihmoj në sfidat tona dhe që për më tepër, është bërë atdhe i dytë për qindra mijëra bashkatdhetarë tanë”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1718144478360751