LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton mbështetje për idetë e të rinjve

Veseli premton mbështetje për idetë e të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Malishevë ku ishin të pranishëm qindra të rinj të kësaj komune që i janë bashkuar vizionit të kreut të PDK-së për Dekadën e Re.

Ai tha se marrja e përgjegjësive politike nga rinia është garancë e transformimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.


“Është dekada e dytë e shtetit tonë, është dekada e tretë e lirisë, është momenti më vendimtar për vet kombin tonë, për vet shtetin tonë, në drejtimin që do ta merr Kosova jonë. Kjo është shumë me rëndësi. Nga ato të cilën do ta bëjmë në këto 10 vitet e ardhshme, do të varet jeta e juaj, jeta e familjes tuaj, do të varet situata e qytetit tuaj, në të njëjtën kohë do të varet se si do të jetë Kosova jonë e përbashkët.”

“Për këtë arsye, është shumë me rëndësi kjo pjesëmarrje kaq masive e rinisë. Unë kur shoh kaq shumë të reja e të rinj të cilët e kanë entuziazmin dhe përgjegjësinë mu m’veshë me petk të përgjegjësisë, është shumë me rëndësi për vendin. Rreth 20 mijë të reja e të rinj anekënd Kosovës janë futur në procesin zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, duke ju përfshi edhe juve. Kjo është mrekulli. Kjo është e jashtëzakonshme, jo vetëm për një parti politike por për një vend. Për arsye se politika është mjeti përmes së cilës mundesh më së shumti t’i ndihmosh vendit tënd”, tha Veseli.

Veseli theksoi se Partia Demokratike e Kosovës në Dekadën e Re do ta ketë vizion transformimin ekonomik dhe mbështetjen e ideve inovatore të të rinjve për zhvillimin e ndërmarrësisë.

“Unë besoj tek ju, do t’ju jap përkrahje. Do ta keni përkrahjen e plotë. Nuk ka adresë politike e cila ekziston në Republikën e Kosovës që i jep më shumë hapësirë të rinjve sesa Partia Demokratike e Kosovës. Merrni vetëm shikoni sot bartësit e përgjegjësive në Qeverinë e Kosovës. Shumë e shumë Kuvende Komunale të cilat i kemi përfaqësuesit tanë, i kemi pikërisht nga rinia. Vazhdon besimin në Partinë Demokratike të Kosovës. Ne jemi parti e Kosovës e cila e ka vizion të qartë transformimin politik, ndërmarrësinë në Republikën e Kosovës, krijimin e kushteve për të rinjtë e të rejat në mënyrën që të kenë mundësi të barabarta para ligjit dhe shtetit për ta zhvilluar shtetin”, tha Veseli, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori