LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton zgjidhjen e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës

Veseli premton zgjidhjen e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka takuar mbrëmë veteranë të zonës së Mitrovicës, të cilët i ka falënderuar për kontributin dhe mbështetjen që po i japin në luftën çlirimtare dhe që po më japin tash në luftën kundër korrupsionit.

Veseli ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar edhe për planin kundër korrupsionit, zbatimin e të cilit ka thënë se do ta nis në 100 ditët e para si kryeministër.

“Një nga pesë shtyllat e këtij plani është zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës sonë çlirimtare, duke njollosur uniformën e shenjtë të UÇK-së. Kjo është edhe një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, sepse rreth 40 milionë euro në vit që shkojnë për veteranët e rremë, do të mund të përdoreshin për të hapur mundësi të reja për rininë, që të qëndrojë në Kosovë dhe të mos emigrojë jashtë vendit”, ka shkruar ai./Telegrafi/