LAJMI I FUNDIT:

Veseli përkujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci: U përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin

Veseli përkujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci: U përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka përkujtuar heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 22 vjetorin e rënies së tyre.

Veseli përmes një statusi të publikuar në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ashtu siç ishin të pandashëm në jetë u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin, duke dëshmuar për vlerën e lirisë.

“Në përvjetorin e 22-të, me nderim e kujtojmë Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, për veprën e tyre jetësore dhe heroizmin e rrallë të gërshetuar me idealet më të pastra atdhetare. Ashtu siç ishin të pandashëm në jetë, në aktivitet dhe në luftën çlirimtare, u përjetësuan si monument krenarie e kujtese të lavdishme për kombin, duke dëshmuar për vlerën e lirisë tonë. Në rrugën e lavdisë, me Fehën e Xhevën, atë ditë, në altarin e lirisë ranë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka. Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori