LAJMI I FUNDIT:

Veseli për deportimin e turqve: Përgjegjës janë edhe presidenti e kryeministri

Veseli për deportimin e turqve: Përgjegjës janë edhe presidenti e kryeministri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot para deputetëve të Kuvendit lidhur me rastin e djeshëm, të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Veseli tha se nuk ka qenë aspak i informuar për rastin.  “Nuk kam pasur bash asnjë informatë”, tha Veseli.


Ai tha se është njoftuar nga familjarëve e të arrestuarve, pasi janë mësimdhënës dhe në ato shkolla tha se janë shkolluar shumica e fëmijëve të bartësve të institucioneve, përfshirë edhe fëmijët e tij.

“Fatkeqësia ka qenë që kanë lajmëruar vonë familjarët”, tha Veseli, duke shtuar se kur e ka kuptuar çështja thuajse kishte përfunduar.

Sipas Veselit, edhe nëse të arrestuarit do të ishin terrorist është dashur të shkohet në bazë të procedurave dhe me dinjitet.

“…Çka bëmë tash, i dorëzuam njerëzit… si me i kidnapu…”, tha Veseli.

Kryetari i Kuvendit tha se shkarkimi i ministrit të Brendshëm dhe i drejtorit të AKI-së është e drejtë, por sipas tij kjo nuk është pjesa e fundit e përgjegjësisë.

Ai tha se përgjegjës për këtë janë edhe presidenti dhe kryeministri.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se rasti i arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq nuk do t’i ndihmojë partneritetit me shtetin e Turqisë.

“Ky veprim na e ka ulë kokën shumë”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori