LAJMI I FUNDIT:

Veseli: PDK ka qenë dhe do të jetë e para për të mirën e Kosovës

Veseli: PDK ka qenë dhe do të jetë e para për të mirën e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë në hapje të Konventës së Nëntë Zgjedhore se PDK është gjithmonë e përgatitur, e reformuar e me energji të reja për t’i shërbyer qytetarëve dhe për ta forcuar Republikën e Kosovës.

Veseli tha se zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës kanë qenë një proces shembullor i transparencës, mirëkuptimit, garës fer dhe gjithëpërfshirjes së gjeneratave dhe profesionistëve nga të gjitha fushat e jetës.


“Këto zgjedhje me plot meritë janë leksion demokratik për të gjithë spektrin politik në Kosovë. Kjo është meritë e secilit anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Është e meritë e secilës degë, nëndegë e seksion”.

“Është meritë e mbi 40 mijë qytetarëve që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, në kuvendet e 38 degëve, dhe proceset zgjedhore në 1076 nëndegë”, tha Veseli.

“Në emër tuajin të nderuar delegatë dhe në emër të Partisë Demokratike, i shpreh falenderimin dhe mirënjohjen më të thellë, kësaj armate të madhe aktivistësh, avangardës organizative të Dekadës së Re”.

“Ne hymë në këto zgjedhje për ta fuqizu Partinë Demokratike të Kosovës dhe sot vijmë në këtë konventë krenarë se ia dolëm këtij misioni”.

Më tej Veseli tha se “sot Partia Demokratike e Kosovës është më e madhe, më e fuqishme, më e konsoliduar, më e gatshme për të marrë mbi vete rolin që i takon, rolin e partisë që u prinë ndryshimeve dhe zhvillimit të vendit. Sot Partia Demokratike e Kosovës bën diferencën me gjithë të tjerët. Sot Partia Demokratike e Kosovës me punën tuaj dëshmon se është parti e qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët. Ky është ligji suprem i partisë tonë”.

“Është shpirti i platformës për Dekadën e Re. Është kuptimi i vetëm për të cilin ekziston Partia Demokratike e Kosovës”, tha ai.

“Ne nuk jemi të përsosur, por jemi ma të mirët. Ne nuk jemi të pagabueshëm, por kemi forcën për tu përballur me gabimet dhe lëshimet tona. Ne kemi punu shumë dhe kush punon, edhe gabon, por kur është në pyetje Kosova, ne nuk gabojmë kurrë. Kosova është pasioni ynë jetësor”.

“Ka qenë dje, është sot dhe do të jetë përgjithmonë. Faleminderit që më keni bërë krenarë duke qenë sëbashku me ju.Faleminderit për shpresën e madhe që i jepni atdheut tonë të dashur- Kosovës. Faleminderit për dinjitetin dhe solidaritetin e madh që keni dëshmuar në këto zgjedhje. Ne kemi qenë, jemi e do të jemi të parët”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori