LAJMI I FUNDIT:

Veseli pas takimit me mjekët dhe studentët: Qeveria t’i mbështetës̈ punëtorët shëndetësorë

Veseli pas takimit me mjekët dhe studentët: Qeveria t’i mbështetës̈ punëtorët shëndetësorë

Odën e Mjekëve të martën e vizitoi i pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Veseli u prit nga kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu dhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.


Nga aty Veseli ka kërkuar paga më dinjitoze për punonjësit shëndetësorë̈ duke bërë thirrje që Ligji për Paga të rikthehet në Kuvend për amandamentim në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qëllimi i vizitës time është për falendërim për të gjithë punonjësit shëndetësorë për punën e tyre të jashtëzakonshme që janë duke e bërë… Kemi shumë obligim që si politikë të qëndrojmë afër tyre dhe t’i ndihmojmë. Si parti opozitare do të përkrahim çdo iniciativë të qeverisë së Republikës së Kosovës, në fakt edhe të thërrasim që sa më shpejtë, në rend të parë ne mundemi për çështje një javore ta kryejmë amandamentimin e ligjit për paga dhe t’i marrim parasysh aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese në mënyrën që të jemi pranë punonjësve shëndetësorë. Këta po e bëjnë punën e tyre në mënyrë të jashtëzakonshme, e kanë bërë gjithmonë e tash me ballafaqim me pandeminë… Unë edhe sot kam qenë në një moment emocional se nuk është i lehtë kur shkoj te një bashkëluftëtar, i cili e ka fituar luftën kundër Serbisë, doktor Safetin, në komunën e Vushtrrisë, por e humbi betejën me ballafaqimin me pandeminë. Por ai ishte duke iu shërbyer njerëzve të vet siç i ka shërbyer në zona të luftës në Drenicë, në vitin 1998-99, ka shërbyer edhe tash në ballafaqim me pandeminë, është doktori i nëntë. Janë rreth 1300 punëtorë shëndetësorë janë infektuar duke na shërbyer ne”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, kryetari Odën e Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë që secili politikan duhet t’i mbështes punëtorët shëndetësorë, pasi që siç thotë ai mjekëve iu duhet mbështetje morale për kushtet e punës.

“Kushtet të cilat janë duke punuar dhe perspektivën të cilën e mendojmë që secili politikan duhet ta shtyjë përpara në mbështetje të punëtorëve shëndetësorë sidomos në këto ditë të rënda të cilët nuk kanë kursyer asgjë … por mendoj që na duhet mbështetje më shumë morale dhe për kushtet e punës të cilat do të jepnin fryte në këto momente të vështira. Ne e pamë një gatishmëri të zotëri Veselit, si kryetar i partisë në opozitë që të shtyjë proceset përpara sa i për ketë personelit mjekësor po edhe sistemit si sistem, e sidomos gjatë aktiviteteve për të cilat duhet të ndermirën në këtë luftë të gjatë kundër pandemisë”, ka thënë Sejdiu.

E Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla thotë se janë të lumtur që kryetari i kësaj partie ka premtuar që do ta votoj ligjin e pagave nëse sjellët nga qeveria, në Kuvend.

“Në këto ditë të vështira, kur komuniteti shëndetësor përballet në gjithë botën, është më së inkurajuese vizita e një lideri partiak, një njeriu që ka dhënë mjaft, dhe vazhdon të jep për Kosovën…. gjatë bisedës që ne e patëm, ne e morëm një premtim shumë të rrallë nga opozita që ligji i pagave të përshpejtohet siç e tha zotëri Veseli, dhe me premtimin se do të votohet nëse Qeveria e sjell.”, ka thënë Syla.

Kryetari Veseli gjatë ditës ka takuar edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë̈, të cilëve u ka kërkuar që të qëndrojnë në Kosovë pas studimeve, për të kontribuar për vendin dhe jo të largohen jashtë. Ai ka thënë se një ndër synimet e kësaj partie është krijimi i vendeve të reja të punës për mjekët e ardhshëm, pra për studentë, por edhe për profesionistët e diplomuar që kanë mbetur pa punë.

Veseli shprehet i lumtur që në mandatin e fundit, PDK-ja duke udhëhequr me ministrin Urain Ismaili ka bërë shumë për shëndetësinë dhe do të bënte edhe më tepër deri në fund të mandatit./kp/