LAJMI I FUNDIT:

Veseli nuk ka hequr dorë nga Prizreni, beson në drejtësinë e vendit

Veseli nuk ka hequr dorë nga Prizreni, beson në drejtësinë e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se nuk ka hequr dorë nga Prizreni, dhe ka thënë se këtë qytet e do më së shumti në botë.

Veseli në Zonën e Debatit në Klan Kosova, komentoi rezultatet e zgjedhjeve lokale në raundin e dytë, ku kjo parti kishte humbur në garën për Prizrenin dhe Mitrovicën.


“Unë jam krenar që jam i Mitrovicës, do të jem gjithmonë krenar që jam bashkëvendës i Isë Boletinit”, tha ai.

“Në të njëjtën kohë e dua shumë Prizrenin. Prizreni është qyteti që e dua më së shumti në botë”, shtoi Veseli, duke rrëfyer se e kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë në këtë qytet.

“Kam keqardhje. Nuk kam mllef, nuk kam hidhërim”, tha Veseli pas rezultatit të zgjedhjeve në Prizren.

“Çka do të ishte më dinjitoze për Mitrovicën sesa ta udhëheqë një kandidate për kryetare siç ka qenë Valdete Idrizi?”.

“Në rastin e Prizrenit, Shaqir Totaj është një ekspert i jashtëzakonshëm, të cilit Prizreni do t’ia shohë hairin në qeverisjen e tij”, tha Veseli, duke pohuar se në atë komunë ende nuk ka përfunduar asgjë.

“Pesë mijë vota ka qenë më përpara Shaqir Totaj. Ne duam në rend të parë që të paqtohet politikisht edhe shpirtërisht vullneti i qytetarëve. Ajo çfarë shohim në Prizren nga dëshmitë që i kemi marrë ne si Parti Demokratike e Kosovës, ka një abuzim agresiv me vullnetin e qytetarëve. Ndërkohë edhe një dhunë ndaj njerëzve që synojnë ta denoncojnë pjesën negative”, tha ai

“Besojmë shumë që sistemi i drejtësisë nuk do t’i nënshtrohet shantazhit, por do t’i nënshtrohet të vërtetës dhe të drejtës. Nuk është rregull e lojës ta marrësh vullnetin e qytetarëve, dhe ta bartësh ku të duash. Ne në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë pushtetin në të cilin nuk kemi legjitimitet qytetar”, tha ai.

Veseli njoftoi se ata do t’i ndjekin rrugët institucionale, dhe besojnë në drejtësinë e vendit aty ku edhe i kanë drejtuar ankesat. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori