LAJMI I FUNDIT:

Veseli ngushëllon nga afër familjen Shala

Veseli ngushëllon nga afër familjen Shala

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkuar për ta ngushëlluar nga afër familjen Shala.

Veseli nëpërmjet llogarisë së tij Facebook, është shprehur mirënjohës ndaj veprës së doktorit, Mujë Shala.


“Sot, bashkë me Violetën, ishim për ngushëllime te familja Shala, e cila humbi kryefamiljarin e tyre, doktorin e njohur e humanistin Mujë Shala. Ai vendosi bazat e mjekësisë në Kosovë, si dhe shëroi plagët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Përjetë mirënjohës veprës së tij”, ka shkruar Vesel.

Mujë Shala ka vdekur më 13 gusht të këtij viti. Ai, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ishte angazhuar në radhët e UÇK-së, në Spitalin Ushtarak në Zonën Operative të Drenicës, ku edhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile të asaj zone.