LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Nënë Tereza për mua është frymëzim për politikë të moralshme dhe të pakorruptuar

Veseli: Nënë Tereza për mua është frymëzim për politikë të moralshme dhe të pakorruptuar

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot gjatë ditës kishën Letnicë, ku Nënë Tereza e kishte marrë thirrjen për t’u bërë murgeshë.

Veseli ka thënë se, Nënë Tereza është bija më e shquar e kombit dhe se vepra e saj u shpërblye edhe me çmimin Nobel për paqe si  simbol i mirësisë njerëzore për punën e saj me të varfrit, transmeton Telegrafi.


Po ashtu ai ka thënë se është krenarë që më 4 qershor 2016 ajo u shenjtërua, sepse është një figurë e shtrenjtë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë.

Veseli ka thënë se për të Nënë Tereza është një udhërrëfyese që e frymëzon atë për një politikë të moralshme dhe të pakorruptuar.

Shkrimi i plotë:

Në këtë kishë të Letnicës, 91 vjet më parë, erdhi vajza 17 vjeçare e Nikollë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Dranafile Bernajit nga Novosella e Gjakovës, ku edhe mori thirrjen për t’u bërë murgeshë misionare. Ajo u bë pjesë e urdhrit të Motrave të Loretos, që kryenin misione humanitare në Indi.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, më vonë e njohur në gjithë globin si Nënë Tereza, është bija me e shquar e kombit tonë. Vepra e saj u shpërblye edhe me çmimin Nobel për Paqe si simbol i mirësisë njerëzore për punën e saj me më të varfrit. Ne jemi krenarë që më 4 qershor 2016 ajo u shenjtërua, sepse është një figurë e shtrenjtë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë.

Nënë Tereza është për mua edhe një udhërrëfyese që na frymëzon për një politikë të moralshme dhe të pakorruptuar, që na mëson si të shërbejmë me vetëmohim për të mirën e përbashkët të bashkëqytetarëve, popullit dhe vendit. Ajo na mëson se angazhimi publik është obligim shoqëror e jo profesion, që do të thotë se duhet të punojmë me përkushtim për të gjithë, veçanërisht për më të varfrit dhe nevojtarët”, ka shkruar Veseli në Facebok./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori