Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar të dielën në Prizren se është pritje të kryeministrit Isa Mustafa që ta procedojë demarkacionin për miratim në Kuvend.
Veseli tha se që demarkacioni të procedohet dhe të kalojë, partnerini tij i koalicionit duhet ta procesojë atë bashkë me nënshkrimet e 33 deputetëve të LDK-së në mbështetje të demarkacionit, me ç’rast Veseli tha se edhe PDK do t’i sigurojë votat e deputetëve të saj dhe seanca për demarkacionin do të mbahet para se të zhvillohet seanca e mocionit të votëbesimit për Qeverinë.
“Unë shpresoj se LDK-ja do t’i sjell 33 nënshkrime të grupit parlamentar. Në të njëjtën kohë, PDK-ja, e them si zotim tani, në momentin që LDK-ja është e gatshme me 33 nënshkrime, do t’i sjellim edhe ne 36 nënshkrimet tona dhe i kemi mundësitë të mbajmë një seancë të jashtëzakonshme e cila do të jetë para të mërkurës. Për arsye se të mërkurën është caktuar me rregullore mocioni i mosbesimit. Tani më në bazë të procedura të Kuvendit kemi një materie e cila është në rend dite”, tha Veseli.
Lideri i PDK ka sqaruar edhe bisedën e fundit telefonike me zëvendësndihmëssekretarin e shtetit në SHBA-ve, Hoyt Brian Yee.
“Pardje kam marrë një telefonatë nga zv/ndihmësekretari i shtetit, në të cilën më është thënë që partneri im i koalicionit, përkatësisht kryeministri i Republikës së Kosovës e ka njoftuar atë se LDK-ja tashmë është e gatshme ta votojë demarkacionin. Ky është një lajm i mirë megjithatë për Kosovën. Demarkacioni ka interes strategjik për Kosovën liberalizimin e vizave. Të presim, por njoftim nuk kemi. Aq sa kam pasur njoftim nga opozita për mocionin e mosbesimit, aq edhe nga partneri i koalicionit. Qëndrimi i PDK-së është shumë i qartë, ne jemi në koalicion për vendimmarrje dhe ajo çka është më e rëndësishme të jemi në shërbim të interesave të qytetarëve”, ka thënë Veseli.
Këto komente Veseli i bëri gjatë një vizite në Prizren që PDK e konsideron si Jerusalem të sajin.
Duke folur për mocionin e proceduar nga opozita për votëbesimin e Qeverisë, Veseli tha se seanca për të do të mbahet të mërkurën, derisa sqaroi se para kësaj seance PDK do të mbledh organin më lartë partiak – Këshillin Drejtues ku do të diskutohet për këtë çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve
Ngasësi gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë në Gjilan
Mesazh tjetër nga Greqia: Marrëveshja e Prespës nuk mund të rishikohet vetëm nga njëra palë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit