Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar në Mitrovicë, në një tubim të organizuar nga dega e kësaj partie në këtë qytet.

“Nga turi i dëgjimit kam parë nga rinia një atdhedashuri për vendin. Rinia nuk është vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e Kosovës. Kosova ka nevojë sot për zhvillim ekonomik dhe vende të lirë të punës. Pra, ky është koncepti i fillimit të ri”, ka thënë Veseli, i cili foli fjalë të mira edhe për të tre kandidatët nga Mitrovica në listën e PDK-së.


Ndryshe, nga Mitrovica - në kuadër të listës së PDK-së - garojnë: Rrustem Musa, Drita Kadriu dhe Abdyl Salihu.