LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Hagë kërkon fillimin e procesit gjyqësor që të shpreh pafajësinë e tij

Veseli në Hagë kërkon fillimin e procesit gjyqësor që të shpreh pafajësinë e tij

Në Hagë ka vazhduar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar, dhe versionet e redaktuara konfidenciale dhe publike edhe për ish-kreun e UÇK-së, Kadri Veseli.


Prokuroria shtoi akuzat e reja me pretendimet për krime të kryera në Komunën e Suharekës.

“Prokuroria shton akuzat e reja, në lidhje me krimet që pretendohet që janë kryer në Budakova, Semetisht të komunës së Suharekës, midis 4 korrikut 1998 dhe shtatorit, dhe 28/29 prill në lidhje me 12 persona. Krimi kundër njerëzimit, i përndjekjes, krimi kundër njerëzimit i burgosje, krimi i luftës i ndalimit arbitrar, krimi kundër njerëzimit i akteve tjera çnjerëzore, krimi i luftës i tarjtimi mizor, krimi kundër njerëzimit i torturës, krimi i luftë i torturës, krimi i vrasjes së paligjshme, krimi i luftës i vrasjes dhe pika 10 krimi i njërzimit i zhdukjes së peronave”, tha prokuroria.

Tutje, sipas prokurorisë aktakuza tjetër ka të bëj me krimet që pretendohen që janë kryer në Komunën e Gjilanit në muajin korrik të vitit 1999, në lidhje me tre persona.

“Krimi kundër njerëzimi – i përndjekjes, i burgosjes, krimi i luftës i ndalimit arbitrar, krimi kundër njerëzimit – i akteve tjera njerëzore, krimi i luftës – i trajtimit mizor, krimi kundër njerëzimit – i torturës, krimi i luftës – i torturës, krimi kundër njerëzimit – i vrasjes së paligjshme, krimi i luftës – vrasjes së paligjshme. Krimet  në pika 1, 2, 4, 6, 8 dhe 10 u kryen si pjesë e sulmit gjerësisht të përhapur kundër popullatës civile në Kosovë dhe Shqipëri veriore, nga viti 98 deri shtator 99. Këto krime vunë në shënjestër kundërshtarët që konsideroheshin bashkëpunëtoret që kishin qenë të lidhur me institucionet shtetërore të RFJ-së ose nuk mbështesin qëllimet e UÇK-së dhe më vonë të qeverisë së përkohshme të Kosovës, ndër të cilët personat e lidhur me LDK, serb, rom dhe të kombësive tjera. Krimet pika 5, 7 dhe 9 u kryen me personat që nuk merrnin pjesë aktive në luftime në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar, dhe në lidhje me këtë konflikt ndërmjet UÇK-së dhe forcave RFJ-së që luftonin në emër të Serbisë…. Veseli ka përgjegjësi penale, si anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale, ose si alternativ për kryerën e ndërmarrjes kriminale…Veseli ka përgjegjësi penale si epror në këto pika…”, tha prokuroria.

Ndërkaq, gjyqtari pyeti Veselin se nëse i ka kuptuar akuzat e reja, ai tha: ” I kam lexuar. Vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të filloj sa më shpejt dhe të shpreh pozitën dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këtij gjyqi të nderuar”.

Veseli po ashtu është deklaruar i pafajshëm për akuzat të cilat i janë drejtuar nga Prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori