LAJMI I FUNDIT:

Veseli merr mbështetjen e Hungarisë për vizat dhe për 150 milionë euro projekte

Veseli merr mbështetjen e Hungarisë për vizat dhe për 150 milionë euro projekte

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur me nderimet më të larta shtetërore gjatë vizitës zyrtare në Hungari, me ftesë të homologut Laszlo Kover.

Në takim me me kryeparlamentarin hungarez, Veseli diskutoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës.


Ai theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave dhe se “është e padrejtë që qytetarët kosovarë të vazhdojnë të mbeten të izoluar, vetëm për shkak të mos miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”.

Kover siguroi se Hungaria mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa u zotua se do të kërkojë përkrahje për liberalizim të vizave për kosovarët edhe nga vendet tjera evropiane.

Ai shtoi se Hungaria është e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe në aspektin e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit më të madh bileteral mes vendeve.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Veseli është pritur në takime të ndara edhe nga zëvendëskryeministri Zsolt Semjen dhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë. Në këto takime është ofruar gatishmëria e shtetit hungarez që të ofrojë financime të projekteve në Kosovë në vlerë prej rreth 150 milionë euro. Këto mjete të ofruara si kredi të buta me gati zero interes, pritet të investohen në fushën e bujqësisë, rehalbilitimit të liqenit të Batllavës, ndërtimin e stadiumit olimpik për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, si dhe projekte për menaxhimin infrastrukturor të komunikacionit rrugor në Kosovë.

Veseli tha se do të finalizojnë shumë shpejt të gjitha projektet e ofruara dhe do të nisin investimet në fushat e cekura, që janë me interes për të rinjtë kosovarë, në fushën e sportit, por edhe për zhvillimin ekonomik përmes investimeve në bujqësi Ai shtoi me këtë rast se shteti i Kosovës ka interes të thellimit të bashkëpunimit ekonomik me Hungarinë dhe ftoi investitorë hungarezë që të investojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori