LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ligji është më i fortë se të gjithë ne, do ta luftojmë korrupsionin

Veseli: Ligji është më i fortë se të gjithë ne, do ta luftojmë korrupsionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se institucionet e Kosovës do të bëjnë maksimumin në parandalimin e korrupsionit.

Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Ableard Tahiri, ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, Shaip Havolli.

“Ne, institucionet e vendit jemi duke bërë maksimumin që të minimizohet hapësira e abuzimeve dhe keqpërdorimeve me pozitën e zyrtarit të lartë. Ligji është më i fortë se secili prej nesh, Republika e Kosovës, shteti është prioritet i ynë, dhe ne nuk do të lejojmë askënd që të abuzojë me pozitën e tij që mund ta ketë publike. A”, ka thënë Veseli, raporton Telegrafi.

Ai ka shtuar se do ta luftojnë korrupsionin deri në pikën e fundit madje deri në konfiskimin e pasurisë.

“Të gjithë ata që kanë mundur apo mund të kryejnë veprime që janë abuzive kundër ligjit, do të kenë përgjegjësinë e tyre para ligjit deri në konfiskimin e pasurisë. Duhet të ndalet ideja se duhet përfituar prej shtetit, duhet me dhënë për shtet”, theksoi Veseli.

Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë në institucionet e Kosovës, të jenë më të zëshëm dhe ti denoncojnë rastet e korrupsionit.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka theksuar rëndësinë e ligjit të ri dhe ka shpjeguar dispozitat e reja që kanë hyrë në fuqi duke mundësuar një perspektivë të re që ndalon abuzimet me buxhetin e taksapaguesve të Republikës së Kosovës.

“Përmes këtij ligji do të marrë fund një praktikë e vjetër e abuzimit me detyrën dhe autoritetin publik, ajo e pozitave të shumëfishta dhe e përfitimit të shumëfishtë nga ushtrimi i detyrave nëpër komisione, borde dhe ndërmarrje publike. Përmes këtij ligji, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursejmë miliona euro që deri më tani kanë shkuar në adresë të zyrtarëve që kompensoheshin për pjesëmarrjen në borde dhe komisione të ndryshme”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori