LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Kushdo që i fiton zgjedhjet në Amerikë, do të vazhdojë tradita e përkrahjes së Kosovës

Veseli: Kushdo që i fiton zgjedhjet në Amerikë, do të vazhdojë tradita e përkrahjes së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se zgjedhjet në Amerikë janë ngjarje e madhe për tërë botën demokratike, ndërsa theksoi se Kosova ka gëzuar gjithmonë mbështetjen nga të gjitha administratat e presidentëve të SHBA-ve pavarësisht partive.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ka pasur fatin të takojë e bashkëpunoj me Donald Trump dhe Joe Biden.


Lexoni të plotë postimin:

Kosova e ka gëzuar gjithmonë mbështetje bipartizane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është përkrahur nga të gjitha administratat e presidentëve të Shteteve të Bashkuara pavarësisht partive. Për Kosovën, aleanca me këtë shtet mik, vazhdon të jetë në thelb të pozicionimit gjeopolitik dhe të konsolidimit të lirisë dhe demokracisë së saj.

Unë kam pasur fatin që të takoj e bashkëpunoj qoftë me Presidentin Trump dhe qoftë me zv. Presidentin Biden, për të mirën e Kosovës. Ne jemi me fat e të bekuar me këtë aleancë të shenjtë për popullin tonë, edhe kemi përgjegjësi që ta kultivojmë atë.

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ngjarje e madhe për tërë botën demokratike. Populli i Amerikës zgjedh jo vetëm presidentin e tyre, por edhe liderin e botës së lirë që udhëheq hemisferën demokratike.

Andaj, është më se i kuptueshëm entuziazmi dhe interesi i shtuar për këtë proces. Megjithatë, popullit të Kosovës nuk i takon që të mbajë anë në këtë proces por duhet të respektojë vullnetin politik e procedurat demokratike të këtij vendi mik. Shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë me Amerikën, e padyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës me popullin e saj, do të jenë krah nesh.

Presidentit Trump dhe ish-zv. Presidentit Biden iu uroj fat e suksese në garën e tyre presidenciale. Ndërkaq besoj se kushdo që i fiton zgjedhjet do të vazhdojë traditën e përkrahjes së Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori