Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh i nominuar për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj kanë bashkëbiseduar të shtunën me qytetarët e komunës së Rahovecit duke i vlerësuar ata si njerëz që jetojnë nga buka e tyre.
Me këtë rast, kryetari Veseli tha se Kosova duhet të punojë për të ecur drejt integrimeve evropiane dhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, ndërsa shprehu bindjen se më 11 qershor do të shënojnë fitore në zgjedhjet e parakohshme.
Ai tha se misioni Fillimi i ri ka vizion që e bën Kosovën krenare për të ecur përpara, një fillim i ri ku gratë kanë më shumë përgjegjësi për të qenë të përfaqësuara dhe për të marrë vendime.
“Duhet të investojmë në Kosovë në zhvillimin ekonomik, ky është qëllimi ynë. Ne duhet të lëvizim përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Vendimmarrja e parë duhet të jetë transformimi i FSK në ushtri të Kosovës. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur të jem sot me mikun tim dhe kryeministrin e ardhshëm Ramush Haradinaj. Bashkë do të jemi edhe më 11 qershor ku do të kemi një nga fitoret më të mëdha. Nga data 12 qershor ne do të fillojmë të kryejmë përgjegjësitë tona”, ka thënë Veseli, raporton Kosovapress.
Ndërkohë që investimet e huaja janë në nivelin më të ulët, kryetari i PDK-së ka thënë se duhet orientuar në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa koalicionin e madh me AAK dhe Nisma e ka quajtur një koalicion pro-evropian dhe i cili nuk drejtohet kundër askujt.
“Si ekip udhëheqës Ramushi dhe unë kemi me vepruar dhe kemi me marrë vendime që janë në të mirë të Kosovës. PDK është partia që i vendos interesat e qytetarëve në rend të parë dhe unë si kryetar do të marrë vendime që janë larg çdo egoje. Në qoftë se unë nuk mendoj për qytetarët njësoj si për fëmijët e mi as politika nuk më duhet. Është koalicion për Evropë perëndimore, nuk është koalicion që i drejtohet askujt. Nuk jemi koalicion i luftës, as i paraluftës”, ka thënë kryetari i PDK-së.
Nga ana e tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth formimit të ushtrisë dhe përsëriti edhe një herë se Kosova nuk ka tokë për të falur.
“Nuk mundemi ne më si shtetas me qenë të nëpërkëmbur edhe në vendin tonë, edhe jashtë. Duhet me nis ndryshe punën tonë dhe qëllimin tonë. Nuk mundemi ne të gjitha këto resurse që i kemi t’i nëpërkëmbim. Nuk mundemi me gjithë këto pasuri që i kemi gati si mos me i pas. A është në rregull qe të gjithë me na pa si lypës, që nuk dimë çka po lypim? Deri kur ne duhet me lejuar që vendi ynë me mbet peng, ushtria për shembull e paformuar. Ju e dini se si kemi ardhur deri te kjo Kosovë dhe s’mundemi me falë tokë të këtij vendi. Nuk mundemi ne të vazhdojmë në Kosovë të tolerojmë kushdo qofshin ata. Ka raste kur duhet me vepruar edhe kur është i afërm. Kemi plot plagë të luftës, por nuk mundemi ne me qëndruar pa ushtri tonë. Unë e di se moralizojnë shumë sot për këtë vendim, por nëse është në interes të atdheut unë gjithmonë do ta bëj. Atë ditë që ia nisim punës, atë ditë mundemi me thënë ‘Bac, u kry’ “, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë