LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Fushë Kosovës i duhen parqe e gjelbërim dhe ambient e ajër më i pastër

Veseli: Fushë Kosovës i duhen parqe e gjelbërim dhe ambient e ajër më i pastër
Mbështetje kandidatit të PDK-së për Kryetar të Fushë Kosovës, sot i ka dhënë edhe lideri i kësaj partie, Kadri Veseli.
Veseli ka thënë me qeverisjen e PDK-së në Fushë Kosovë, kjo komunë do të ketë më pak ndotje, më tepër mundësi për të rinjtë, rehati më të madhe për të moshuarit dhe më shumë hapësirë për bizneset.

“Edhe Fushë Kosovës i duhet ndryshimi. I duhen parqe e gjelbërim dhe një përkujdesje më e madhe për ambientin e ajrin. Me qeverisjen e Adem Zogianit, Fushë Kosova do të ketë më pak ndotje, më tepër mundësi për të rinjtë, rehati më të madhe për të moshuarit dhe më shumë hapësirë për bizneset”, ka thënë Veseli.